Divorcohet në Shqipëri dhe 'arratiset' drejt Italisë me një pukjan, motra në kërkim të motrës

Fatin nuk e pati si emrin. Bardha Lleshi nga fshati Kryezi i Pukës është vajza e katërt në familjen Lleshi me 8 fëmijë. Ajo ka pesë motra dhe dy vëllezër të tjerë. Bardha Lleshi u zhduk pa lënë asnjë gjurmë, pranverën e vitit 1998. Jeta e saj nuk ka qenë e vështirë ndërsa ka kaluar mjaft peripeci deri në ditën që u zhduk. Ishte vetëm 23 vjeç kur u martua ndërsa për shkak se marrëdhënia nuk funksionoi siç duhej, në më pak se një vit u divorcua. Për shkak të mentalitetit vendimi i çiftit për tu ndarë nuk la shije të mirë jo vetëm në opininin e njerëzve por për më tepër në vetë opinionin e familjarëve, të cilët nuk mundën ta pranonin këtë fakt, ata nuk e mbështetën në vendimin e saj.

Për shkak të rrethanave, por edhe disfatës në martesë në vitin 1995 Bardha vendos të largohet drejt Italisë.Me të mbërritur atje  ajo vihet në kontakt me motrën e saj Donën duke mbajtur një korrespondencë të vazhdueshme përmes letrave afro një vit me radhë. Gjatë asaj kohe Bardha njihet me një bashatdhetarin e saj po nga Puka me emrin Fran Lleshi, që si për ironi të fatit kishte mbiemrin e saj. Ky i fundit e ndihmon për të bërë dokumentat italiane dhe e prezanton si të afërmen e tij, meqë kishin të njëjtin mbiemër. Thuhet se Bardha jetonte në Venecia dhe punonte në qendrën kryesore të Karitasit.

Nga gushti i vitit 1996 deri në 1997-ën ajo erdhi në Shqipëri, në shtëpinë e motrës së saj. 2 tetori i vitit 1997 ishte hera e fundit që dy motrat u takuan nga afër. Dona e priste të vinte për festën e Pashkëve, por Bardha nuk mundi dot. Ajo kishte probleme me pasaportën pasi policia italiane pretendonte se ishte fallco. E motra Dona i dërgoi një pasaportë të re. Kur gjithçka u duk se ishte ndërtuar mirë dhe Bardha tashmë po stabilizohej, më të ardhur muaji maj ghithçka do të përmbysej si me magji. Më 16 maj të vitit 1998 Dona kontaktoi për herë të fundit me Bardhën, ndërsa ajo dukej e shqetësuar.

Pas humbjes së kontaktit me të motrën pak ditë më pas, Dona takohet me Franin, përsonin me tëcilin Bardha kishte patur kontakte të vazhdueshme. Ai i pohon se Bardha kishte lënë një letër  ku i sqaronte shkakun e largimit të përgjithmonshëm. Shkruante se do të martohej dhe të mos e kërkonte më, sepse në të kundërt Frani do të kishte probleme. Kjo ka qenë fraza e fundit e pohuar nga Bardha përmes kësaj letre dhe asgjë më shumë. Ishte 30 vjeç kur u zhduk pa lënë asnjë gjurmë, sot Bardha është 51 vjeçe.

Në studion e "Pa Gjurmë" këtë histori me peng në zemër vendos ta tregojë e motra Dona, ajo me të cilën pati një marrëdhënie te ngushtë deri në çastin kur nuk u takuan më kurrë. Mbi dy dekada e humbur për vendodhjen e Bardha Lleshit nuk ka asnjë informacion. Dona u shpreh se familjarët janë penduar sot për mënyrën sesi e kanë trajtuar Bardhën dhe në fund teksa shprehu dëshirën që e motra të jetë gjallë, i bëri thirrje që të rikthehet në gjirin familjar.

Tw gjithw janw penduar por koha nuk kthehet mbrapa. Qw nga vwllai qw wshtw jashtw shtetit e deri tek motrat. Babai ka probleme me memorien por kur wshtw nw gjendje tw mirw, e ndjen shumw mwrzitjen. (...) I lutem Zotit qw tw jetw gjallw dhe i bwj thirrje tw kthehet sepse tw gjithw po e presim, tw gjithw ia ndjejmw mungeswn. 

Dona Lleshi, e motra e Bardha Lleshit 

Programe të tjera

Shiko të gjitha