Falë emisionit ’Pa Gjurmë’ shtetasi gjerman Adrian Tahiri gjen babain e tij shqiptar të Kosovës pas 26 vitesh. Në një lidhje direkte nga Gjermania i riu, që u rrit me nënën gjermane rrëfen emocionet e takimit për herë të parë me babain Bajram Tahirin, mbiemrin e të cilit mban ende edhe sot. Ai i drejtohet me një përshëndetje në shqip të gjithë teleshikuesve, si për të thënë se ka gjak shqiptar, ndërsa flet edhe për detaje të këtij takimi. Përshëndetje Tirana! Takimi i parë me babain tim, pas kaq shumë viteve, ishte shumë emocionues. U ndjeva i prekur, por i kënaqur që e takova, falë emisionit tuaj. Pas këtij takimi sikur kam ndryshuar pak, pasi kam qenë më i mbyllur si njeri. Kam komunikuar edhe me gjyshërit e mi në Kosovë, kam vëllezër dhe motra si nga babai dhe nga ana e nënës, pasi secili ka krijuar jetën e tyre. Kam plan që të vij sa më shpejt këtu në Shqipëri e të takohem me ata, për Krishtlindje. Nga ana e babait, unë kam dy motra që jetojnë në Kosovë dhe dy vëllezër që i kam këtu në Gjermani, por edhe nga ana e nënës jemi tre fëmijë. Kam folur dhe me kushërinjtë, me xhaxhallarët në Gjermani. Nëna ime e di, sepse ne u takuam të tre. Ju falenderoj shumë ju si staf, emisionin! ’Pa Gjurmë’ shfaqi ekskluzivisht fotot e takimit pas 26 vitesh të babë e bir, që duket se tani që e kanë gjetur njëri-tjetrin janë bërë pjesë e një familje edhe më të madhe. I riu iu drejtua me anë të një video emisionit 'Pa Gjurmë' pak ditë më parë. Emigranti shqiptar Rraqi Zyfi, një ndjekës i rregullt i programit, shok me të riun i kishte sugjeruar t’i drejtohej emisionit ’Pa Gjurmë’ për të kërkuar origjinën e tij shqiptare. Ai është rritur nga nëna edhe ajo një shtetase gjermane, ndësa ruante si kujtim të vetmet foto me të atin, ku ky i fundit e mban në krah pak para se ta braktiste, në vitin 1996. Adriani kishte kërkuar gjithnjë ta njihte, por nuk kishte mundur të binte asnjëherë në kontakt me të. Si për ironi të fatit, të dy kishin jetuar shumë pranë njëri-tjetrit por nuk ishin përballur kurrë. Kjo histori preku zemrat e mjaft shqiptarëve kudo nëpër botë, kur dhjetra mesazhe mbërritën në adresë të emisionit, në Report TV emigrantë të cilët jo vetëm kërkonin t’i vinin në ndihmë 26-vjeçarit për të gjetur babanë, por edhe duke dhënë informacion për të rënë në gjurmët e 46-vjeçarit që kërkohej nga i biri. Kështu arritëm që pas shumë përpjekjesh t’i bashkonim të dy për të përcjellë njëhkohësisht jo vetëm emocione por edhe mesazhe të forta njerëzore.
Djali gjerman gjen babain shqiptar/‘Kam motra dhe vëllezër do vij në Shqipëri’
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
U largua me të dashurin pa lënë adresë/Motra: E dimë ku ndodhet,por s’dimë pse nuk na flet
22 Korrik, 20:06 -
Pa Gjurme-‘E vodhën duke e mashtruar, vëllai më pas u zhduk’/ Dëshmitari flet LIVE, zbulohet… (19.07.2024)
19 Korrik, 18:33 -
Pa Gjurme-‘Më kërkoi ndihmë,s’dinte se ku ndodhej’/Familja merr dëshminë e parë:E takova dhe më tha…(18.07.2024)
18 Korrik, 19:05 -
Pa Gjurme-Abuzimi ndaj 24 vjeçares,PËRBALLJA me kushëririn/E reja zbulon emrin,nëna shpërthen në lot (17.07.2024)
17 Korrik, 20:02 -
Pa Gjurme- Në kërkim të Fran Markut, misteri i zhdukjes së 38-vjeçarit nga Shkodra (16.07.2024)
16 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme-E trishtë/Një endërr e prerë gjysëm,flet 23-vjeçari:Nuk e harroj, hapa sytë dhe mësova se… (15.07.2024)
15 Korrik, 18:53 -
Në burg për përdhunimin e të resë, fëmijët e 63-vjeçarit kërkojnë drejtësi:Të bëhet ADN-ja
12 Korrik, 18:28 -
1 vit pas zhd*kjes, i riu hap telefonin/ Familja: Një femër u pergjigj, mësuam se…
11 Korrik, 18:54 -
Zbulohen gjurmët në Spanjë 1 vit pas zhdukjes së të riut/VIDEO E PLOTË E DËSHMITARIT
10 Korrik, 18:41 -
I martuar, italiani dashurohet me shqiptaren/ Mbesa: Kërkoj ‘pengun’ e gjyshit në Shqipëri
9 Korrik, 18:20 -
Këngëtari beratas zhd*ket pas divorcit,i vëllai: Fëmijët e kishin lënë në rrugë,dyshoj se…
8 Korrik, 18:53 -
Pa Gjurme-Djemtë s’i duan, kërkojnë largimin e prindërve/Të moshuarit: Prania jonë i shqetëson ndaj…
5 Korrik, 19:53 -
Pa Gjurme-Zhdukja e këngëtarit Renato Hamza/Dyshimet mbi vr*sjen, flet nëna:Trupi është varr pa emër (04.07.2024)
4 Korrik, 19:12 -
Pa Gjurme- Zhdukja e 26-vjeçarit nga Korça, flet vëllai: Më telefonuan anonim, kemi frikë se… (03.07.2024)
3 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme- Ëndrra për t’u bërë prindër, çifti nga Durrësi: Mjekët na zhytën në borxhe nuk dorëzohemi (02.07.2024)
2 Korrik, 19:59 -
Gruaja e braktisi për një tjetër, zhduket burri/Prek babai: Më la porosi tre fëmijët dhe…
28 Qershor, 18:49 -
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
27 Qershor, 18:55 -
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 18:33 -
E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë
24 Qershor, 19:11 -
‘E pashë në rrugë,e ndoqa duke qarë’/ Humbja e të riut, prindërit: Sekretin e di vetëm…
21 Qershor, 18:11