Dolën të dy nga burgu, ulërisnin në oborr/ Rrëfimi i dhimbshëm i një të moshuari vlonjat në Report TV

18 Maj 2021, 17:46

Historia e jetës së 76-vjecarit Telha Shehut nga Rradhima e Vlorës është një histori që na kthen pas në kohë. Ishin vitet e para të eksodit kur dy djemtë e familjes Shehu Dritani një 20 vjecar asokohe dhe Kleardo 18 vjec largohen drejt Italisë dhe u vendosën në Siena për një të ardhme më të mirë, por jo cdo gjë do të shkonte ashtu si ata e mendonin. 6 vite më pas, ishte ora 12 e natës kur dy vëllezërit së bashku me 25 shqiptarë të tjerë arrestohen nga uniformat blu, me akuzën për zhdukjen e një personi, i cili ende edhe ditët e sotme nuk është gjendur. Ato bëjnë 6 muaj burg dhe më pas vërtetësohet pafajsia e tyre. Kjo gjë duket se kishte ndikuar në shëndetin mendor të dy të rinjve pasi kur u kthyen në atdhe më 28 korrik të vitit 1998, familjarët vunë re tek to se ndodheshin në një gjëndje të rënduar psikologjike. Dritani nga një student i shkëlqyer me plot ëndrra dhe dëshirë për jetën, ishte kthyer në një person të mbyllur në vetvete dhe pa dëshirë për të jetuar. Ishte data 21 janar i vitit 1999 kur Dritani vendos t'i japë fund jetës së tij duke u hedhur në një pus që ndodhej pak metra larg shtëpisë. Ndërsa djali tjetër, Kleardo ende edhe sot e kësaj dite vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe merr kemp. Ai është i martuar dhe ka 2 fëmijë edhe pse i paaftë për të mbajtur familje, prindërit e martuan pasi prej 12 vitesh Zoti Telha dhe Zonja Marle Shehu janë zhvendosur në Amerikë dhe e menduan si zgjidhje që djali i tyre të mos mbetej i vetëm. Kjo është drama e jetës së 76 vjecarit i cili do t'i bashkohet studios së emisionit 'Pa Gjurmë' për të rrëfyer të gjitha vuajtjet.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv