Dritheruese/ Drite mbi zhdukjen e Bleona Mates, një kroat rrëmbeu edhe një 7 vjeçar

25 Shtator, 21:04 | Përditesimi i fundit: 2019-09-26 15:48:03

Rrëmbimi i një fëmije 7-vjeçar nga fshati Goran i Mesem i Maqedonisë së Veriut që u trajtua ditën e sotme në emsionin "Pa Gjurmë" nxori në dritë një fakt i cili mund të zbardh zhdukjen e 6 vjecares Bleona Mata  në 10 maj të 2010. Policia e shtetit fqinj ka vëvë gishtin mbi një shtetas kroat që dyshohet edhe për rrëmbimin e dy fëmijeve të tjerë. 
"Djali la cantën e shkollës dhe doli të luante me shokët e tij. Pas disa orësh, ne u alarmuam dhe shkuam në polici. Fqinjët treguan se nje makinë e bardhë e parkuar afër banesës sonë më rrëmbeu djalin. Nuk morëm vesh gjë tjetër ato ditë vec dy muaj më pas dëgjuam në lajme se djali jonë ishte parë afër Kumanovës dhe ishte i lidhur. Ishte një person i panjohur për banorët e zonës që mbante djalin dhe i kishte lidhur duart, këmbët edhe gojën. Sapo e pameë lajmin në televizor shkuam me urgjencë  në polici, por ky informacion nuk u verifikua asnjeherë”- rrëfeu nëna e vogëlushit 7-vjeçar.
Më pas ajo jep edhe një tjetër informacion i cili e lidh rrëmbimin e djalit të saj me zhdukjen e 6 vjecares nga Zapoti I Kukësit.
"Nje shtetas kroat u arrestua në vendlindjen e tij dhe ishte akuzuar për rrëmbimin e katër femijëve shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, ku dy prej këtyre femijëve dyshohej te se ishin të vegjlit MitatIbrahimi e Bleona Mata. Këtë na i konfirmoi edhe policia maqedonase por emrat e 4 femijëve të rrëmbyer ne nuk i mësuam kurrë zyrtarisht. Vetëm na thanë që është një grup i organizuar i cili ka rrëmbyer shumë femijë shqiptarë”- dëshmoi Jalldëz Ibrahimi për gazetaren Odeta Dume.
Një tjetër e dhënë që mund të lidh zhdukjet e dy fëmijëve është koha në të cilën ata kanë humbur. I pari, vogëlushi Ibrahim u zhduk në 19 mars të vitit 2010 ndërsa Bleona  afro dy muaj më pas më 10 maj po të atij viti. Është pikërisht koha kur ky grup kriminal akuzohet edhe për rrëmbimin e dy fëmijëve të tjerë. Gjithcka mbetet për t’u investiguar në ditët në vazhdim

Programe të tjera

Shiko të gjitha