Erdhi në jetë si një fëmijë jashtë martese por la në familje një brengë të madhe në shpirt, për nënën që vendosi ta sillte në këtë botë pavarësisht nga rrethanat. Erand Kumaraku u lind në maternitetin e Vlorës më 9 tetor të vitit 1985. Sëbashku me foshnjen 2 muajsh në krahë, Lizhana iu drejtua Shtëpisë së Fëmijës Vlorë, si e vetmja zgjidhje për t’i gjetur një strehë të birit në një çast të vështirë në jetë. Ajo festoi natën e ndërrimit të vitit pranë familjes së saj dhe shumë shpejt do të kthehej tek i biri për ta marr. Por njw telegram që mbërriti më 2 janar të vitit 1986 përmbysi gjithçka. Një lajm i kobshëm, që tronditi zemrën e nënës, e cila nuk kishte dashur kurrë ta braktiste përgjithnjë djalin. Lizhana rikthehet në institucion, ku kërkon të mësojë nga punonjësit se çfarë kishte ndodhur me fatin e Erandit. Paradoksi vazhdonte edhe më tej, pasi sipas institucionit në fjalë u pohua se fëmija pasi kishte ndërruar jetë ishte varrosur pa i dhënë asnjë informacion të ëmës. E bindur se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, Lizhana bëri pafund përpjekje për të zbuluar të vërtetën, një të vërtetë që e mundon ende dhe sot. Në vitin 2004 me ndihmën e ekspertëve mjeko-ligjorë italian ajo merr guximin të kryejë zhvarrimin, ku për habi të të gjithëve pas marrjes së kampionëve dhe analizave të detajuara në laboratorët italian në varrin e pretenduar si të Erand Kumarakut nuk u gjet asnjë qelizë njerëzore, megjithëse gropa u hap në dimensione që e tejkalonin trupin e një foshnje. Përfundimet treguan se në atë vend nuk ishte varrosur kurrë një qenie njerëzore. E gjendur përballë këtij fakti tronditës, Lizhana u detyrua të hapë një proces gjyqësor duke shpresuar se dëshmitarët e asaj kohe do dëshmonin për të atë që kishte ndodhur me foshnjen e lindur 36 vite më parë. Dyshimet e saj mbi ish-punonjëset e Shtëpisë së Fëmijës në Vlorë, si dhe stafit mjekësor në bashkëpunim ndoshta edhe me të afërm të Lizhanës, ia përforcojnë edhe më shumë mendimin se padrejtesisht djali që ajo solli në jetë me emrin Erand u birësua dhe telegrami se ai kishte nëdrruar jetë ishte thjshetë një alibi për të humbur gjurmët. Ndaj 62-vjeçarja kërkon të bëj publike këtë histori, me bindjen se i biri është gjallë dhe do të dëgjoj mesazhin që ajo kërkon t’i përcjell në një studio televizive nga përtej kufijve.
E dinte djalin të vdekur, nëna zbulon kush ’mban peng’ regjistrin e birësimeve
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'/ Skandal në shkollën e Beratit: 'Djali dehet në klasë, mësuesit bëjnë sehir'! Prindërit ngrenë alarmin
19 Nëntor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza nuk na vdiq, por na e zhdukën!’/ Babai: 30 vite dhimbje sa gruas iu shfaq tumor
18 Nëntor, 18:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Dy burra më braktisën shtatzënë’/Nëna: I pari donte dy gra, tjetri u zhduk në Greqi
17 Nëntor, 18:02 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-‘Vëllai më vdiq, i mohoi punën e paratë’/Përplasja me ndërtuesin: Dua lekët sërish!
14 Nëntor, 18:02

