E lindi para 23-vitesh në një dhomë hoteli, 'Pa Gjurmë' i sjell vajzën në studio/ Ish e trafikuara takon për herë të parë të bijën, që solli në jetë me tutorin e saj

13 Nëntor 2020, 16:49

Nje vit pasi tronditi me historinë e jetës, një 42-vjecare në kërkim të vajzës që e lindi e vetme në dhomën e një hoteli në Durrës, për hërë të parë në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV përballet live me Morena Lekën, e cila pretendon se është ajo vajza që u lind 23 vite më parë.

Me buzën që i dridhej dhe zemrën që i rrihte fort 42-vjecarja mëson se kush kishte trokitur në program, për të qenë bashkë me të në të njëjtën studio. Bora (emër i vendosur nga redaksia) mbeti shtatzënë nga tutori i saj, ndërsa lindi një vajzë më 26 korrik të vitit 1997, të cilën nuk e pa që nga ajo ditë. Gjatë kërkimeve që nisën një vit më parë stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ mësoi se vajza ishte rritur nga halla e saj, por që më tej nuk dihej se ku përfundoi vajza, c’ka vështirësoi edhe punën e kërkimeve. Më tej mësuam se se babai biologjik i vajzës jeton në Itali me familjen e tij, por pa vajzën që Bora lindi. Stafi ’Pa gjurmë’ u kontaktua nga një vajzë 23-vjecare e birësuar në një qytet nga veriu i Shqipërisë, e cila zbulon detaje të tjera tronditëse.

deta Dume: Dikush erdhi trokiti në studion tonë

Bora: Kush?

Odeta Dume: Unë do ta ftoj në studio, ju do e shikoni vetë se kush është. Do ti bëjmë pyejtje bashkë. Mund të jetë vajza juaj ?

Bora: Ishalla

Odeta Dume: Mund të jetë një person që vjen këtë pasdite për të na treguar se ku ndodhet vajza juaj? Kaq shumë emocione ke?

Bora: Po shumë?

Morena Leka ndodhej në regji gjatë kohës, që Bora nuk ishte në dijeni për këtë surprizë, ndërsa vetë dridhej e gjitha. 23-vjecarja hyn në studio duke treguar versionin e saj, sesi zbuloi 10 vite më parë se ishte një vajzë e birësuar. Ajo tregon disa të dhëna, që e cuan tek personi me inicialet A. Gj, për të cilin thotë se është babai i saj biologjik. I njëjti person që pasi e trafikoi, e la edhe shtatzënë 42-vjecaren.