Ekskluzive/ Gazetarët e Pa Gjurmë kthejnë në shtëpi brënda 24 orëve të humburin

10 Qershor 2020, 20:40

Pa Gjurmë kthen në shtëpi 43 vjeçarin Lulzim Tarko, 1 ditë pas denoncimit live në program. 43 vjecari rezultone i humbur që në datën 2 qershor, dhe prej disa ditësh familjarët nuk kishin asnjë informacion për vendodhjen e tij. Denoncimin për zhdukjen e Lulëzimit e bëri halla e tij, teksa rrëfente gjatë transemtimi live, mbërrti informacioni nga një qytetar i cili pretendonte se e kishte takuar 43 vjecarin. Pas këtij informacioni, gazetarët, verifikojnë në kohë rekord dhe pa kaluar ende 24 orë nga denoncimi, mbërrihet në gjurmët e të humburit, i cili prej disa ditësh, gjendej në qëndrën spitalore Nënë tereza nën kujdesin e mjekëve. Sot, Lulzim Tarko gjendet shëndoshë e mirë pranë familjes, dhe në përkujdesje të plotë nga nëna dhe motra e tij. Ndiqni videon e plotë. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv