Pa Gjurme-Kushëriri i ngacmoi gruan, i merr jetën të riut/Pas 20 vitesh izolim: Familja më braktisi (14.06.2024)

14 Qershor, 19:14

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com dhe https://www.report-tv.al/home Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: https://www.youtube.com/channel/UCk_fYBSdzmwhZEDPG5L4ShQ?sub_confirmation=1 Like Report Tv on Facebook HERE: https://www.facebook.com/reporttval/ report-tv.al/home shqiptarja.com/home facebook.com/reporttval instagram.com/reporttv.al/?hl=en twitter.com/shqiptarjacom?lang=en https://www.instagram.com/shqiptarjacom/?hl=en #ReportTv #ReportTvLajme Një vrasje e kryer në vitin 1997 në fshatin Gjegjan e ndjek ende nga pas 60-vjeçarin nga Mirdita i cili pasi kreu 11 vite burg, i braktisur nga familja dhe pa shpresë për t’u kthyer në fshat, jeton në bunkerë e shtëpi të braktisura.Asokohe prindër të 1 djali, Pjetër Marku dhe gruaja e tij, Marta ishin në pritje edhe të një vajzë. Kushëriri i 60-vjeçarit ngacmonte shpeshherë Martën, ndërsa kjo e fundit e shqetësuar i tregoi të shoqit. Ishte viti 1997 kur Pjetri, 34 vjeç asokohe për nderin e gruas vrau kushëririn e tij dhe menjëherë u arratis ku për 5 muaj jetoi në Greqi pa asnjë kontakt me familjarët. Pas kësaj ngjarje Marta dhe djali u zhvendosën tek prindërit e saj në Lezhë.Pas 5 muajsh, Pjetri u kap nga policia dhe u dënua me 11 vite burg. Vite në të cilat, gruaja shkonte ta vizitonte bashkëshortin në qeli. Në jetë erdhi vajza e cila u rrit pa figurën e të atit. Vitet kaluan… ishte data 30 dhjetor 2008 kur Pjetri la qelinë e burgut pasi kreu dënimin. Ai kaloi festat e fundvitit me gruan dhe fëmijët tek prindërit e Martës, ku nëna e saj i kërkoi Pjetrit të ndaheshin. Gjithashtu edhe Marta nuk donte të kthehej më me të shoqin pasi kishte frikë se mos ai mund ta vriste njësoj siç bëri me kushëririn. Dhe kështu Marta dhe Pjetri i dhanë fund martesës së tyre ndërsa dy fëmijët qëndruan me të ëmën. Sot Pjetri jeton me frikën e një hakmarrje të mundshme ndërsa i vetëm endet rrugëve duke u strehuar në bunkerë e shtëpi të braktisura. Ai gjithashtu prej 8 vitesh ka shkëputur cdo kontakt me vajzën ndërsa prej 1 viti me djalin e tij, për të cilët zemra i qan çdo ditë e më tepër.