EKSKLUZIVE/ Rrëfehet vëllai i Elena Hysës, që Dan Hutra i vrau motrën dhe bashkëshorten shtatzënë: Po të isha në shtëpi, s’do ndodhte tragjedia! Tani kam probleme me familjen e gruas

15 Mars 2023, 16:52 | Përditesimi i fundit: 2023-03-15 19:07:53

TIRANË- Erjon Hysa, burri i Hasime Dafkut, e cila u vra nga Dan Hutra teksa ishte shtatzënë, ka folur për ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv. Ai thotë se po të isha unë në shtëpi nuk do të kishte ndodhur kjo masakër, pasi ndodhej në Gjermani. Ai ka humbur bashkëshorten dhe motrën, por problemet për të nuk kanë të sosur. Kjo tragjedi ka sjellë probleme për të, pasi familja e ish gruas, Hasime Dafkut e ka bërë atë fajtor për ngjarjen.