Ekskluzive/ Dëshmia e vrasjes së dy shoqeve, ’Pa Gjurme’ live në vendin ku janë groposur

9 Mars 2023, 18:20 | Përditesimi i fundit: 2023-03-09 20:43:39

Dëshmitarja: Unë jam ... nga Tirana dhe martuar në Lushnjë. Unë di të vërtetën çfarë ka ndodhur me dy vajzat. Odeta Dume: Na tregoni... Dëshmitarja: Ish e dashura e Benit (kreu i një prej bandave të Lushnjës) Odeta Dume: Po Dëshmitarja: Ben Hoxha quhej dhe ai i vrau të dyja. Odeta Dume: Ku ka ndodhur vrasja? Dëshmitarja: I ka vrarë dhe i ka varrosur në Divjakë. Në plazhin e Divjakës në rërë Odeta Dume: Nga e mësove këtë ngjarje ti, nga e di ti që… Dëshmitarja: Sepentja. Sepentja quhej Armand dhe ai ka groposur trupat. Ai më ka treguar krimin, ka qënë nën efektin e alkoolit. Odeta Dume: Ku jeton ky? Dëshmitarja: Ai për fat ka vdekur vjet dhe ka qënë pjesë e grupit të Arben Hoxhës. Ama ai nuk ka qenë vetëm. Rrëmujë e sherre e shamata, se Beni kishte një gjë. Nëqoftëse t'i i ktheje përgjigje Benit, të vriste në vend. Ishe i eleminuar Odeta Dume: Sa persona kanë marrë pjesë në krim? Dëshmitarja: Vajzat i vrau Beni dhe trupat i kishte hedhur në makinë. Ai ka telefonuar Sepenten dhe një person tjetër që t'i groposnin. Dhe këta të dy i groposën trupat e vajzave. Odeta Dume: Të kujtohet, çfarë vendi konkretisht të ka treguar? Dëshmitarja: Sa kaloje gabinat e plazhit, që kanë qenë të kohës së Enverit. Sa i kaloje, janë ato si kodrina të rërës, si duna. Aty i kanë groposur. Odeta Dume: Po emri i personit të tretë të kujtohet? Ai që shoqëroi Sepenten për të groposur trupat? Dëshmitarja: Nuk ma ka thënë emrin, po sigurisht pjesë e grupit të tyre ka qenë