Floresha iu drejtua emisionit ‘Pa Gjurmë’ fillimisht me një mesazh, duke dashur të tregojë detajet e asaj dite, ndërsa hedh poshtë çdo akuzë të lëshuar mbi të, nga mediat. E kontaktuar nga stafi i emisionit, ajo mbërriti në studio bashkë me vajzën 14-vjeçare ku kërkuan drejtësi për vrasjen e bashkëshortit dhe babai nga forcat RENEA. "Gjakun e burrit nuk duhet të ma kishte marrë shteti, ma la gocën rrugëve pa baba", tha Floresha dhe të njëjtën gjë kërkoi edhe e bija e viktimës "Dua drejtësi, kaq". Po si nisi i gjithë konflikti ditën e 24 shtatorit 2020? Floresha tregon se atë ditë Lefteri është ngritur mjaft i acaruar dhe agresiv dhe gjithçka ka lidhje me një konflikt 6-vjeçar me një fqinjin e tyre, Arjan Kalemaj, i cili e ngacmonte dhe provokonte vazhdimisht Lefterin. Ata ishin në një proces gjyqësor me fqinjin e tyre, ndërsa akuzoi shtetin se ndaj bashkëshortit të saj është bërë gjithmonë padrejtësi pasi nuk ka reaguar kurrë ndaj padive që ai kishte bërë për ngacmimet. Floresha Zhidru tha se atë ditë bashkëshorti i saj Lefter Zhidru ishte ngritur i tensionuar, përcolli vajzën për në shkollë dhe u nis në Tiranë për të blerë materiale gomisterie. Kur u kthyer ai ishte edhe më nervoz dhe shkak sipas saj duket se është bërë kërkesa e qiradhënësit që të largoheshin nga banesa brenda dy muajsh. Floresha tha se ai bërtiste emrin e Arjan Kalemajt, pasi sipas saj ishte ai që kishte kërkuar tek qiradhënësi largimin e tyre dhe kjo nervozoi Leferin, i cili nuk pranonte të largohej pasoi sipas familjes ato nuk kishin bërë asgjë, përkundrazi provokoheshin vazhdimisht nga fqinji i tyre Kalemaj.Bashkëshortja e viktimës shprehet në "Pa Gjurmë' se nuk e kisha parë kurrë aq agresiv të shoqin në 16 vite martesë dhe se në ato momente është larguar me nxitim nga banesa së bashku me të bijën për të shmangur një agravim të situatës dhe parandaluar ndonjë dhunë të mundshme, edhe pse ngre me zë të lartë se ajo dhe e bija nuk janë dhunuar kurrë dhe nuk ka pasur kurrë denoncime për dhunë në polici nga ana e saj siç është raportuar në media. Floresha Zhidru dhe vajza 14-vjeçare kanë deklaruar se ata nuk janë lejuar të flasin në telefon me Lefterin që të ndërmjetësonin që të dorëzohej, përkundrazi janë ndaluar nga policia edhe pse i janë lutur që t'i lejonin. Ndërkohë që ditën e ngjarjes u raportua se në 5 orë ndërmjetësime është përfshirë edhe bija 14-vjeçare e Lefter Zhidrus."Policia na e bëri këtë. Pas 15 minuta na çon në komisarit dhe policisë i them që nuk është njeri i dhunshëm. I kërkuam na jepni në telefon që të flasim, jo njëherë po disa herë. I kam kërkuar të mos ma vrasin burrin pasi është i pafajshëm. Le të dënohet për atë që ka pasur. Nuk na lanë të komunikonim, kemi qenë në komisarit deri në 12 të natës, nuk na linin të dalin. I thoja jepjani cupes të flasë me të atin, nuk ka informacion na lejonin", tha bashkëshortja e Lefterit. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 15:00 në ekranin e Report Tv
Ekskluzive/Dëshmon gruaja e 71-vjecarit të vrarë nga RENEA:Armët i futi në banesë,kur ika me vajzën
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë | 'Pa Gjurme' 13 Janar| -‘Jam mirë, do të vij në Tiranë’/Gjendet pas 3 vitesh,flet gjyshja: Kishte mall për fëmijët
13 Janar, 17:57 -
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06

