Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mish në salcë kremoze qumështi dhe Çyrek, Buka e ëmbël e Pashkës.
Maturantët dizenjojnë e prodhojnë lodra për fëmijët me aftësi të veçanta. Në bashkëpunim me psikologë e logopedë kanë sjellë disa lodra që zhvillojnë shprehitë motorike e sociale të fëmijëve. Në studion e “Rreze Dielli” për të folur për këtë nismë Orilda Kalami, mësuese dhe dy gjimnazistë Erlisa Demneri dhe Imad Hoxha. Loja me lodra është një aspekt thelbësor i zhvillimit të fëmijëve, dhe mund të ndikojë në formimin e aftësive bazë. Megjithatë, ekziston një mospërputhje mes popullatës së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe mundësisë së gjetjes së lodrave specifike për t'i trajtuar këto sëmundje. Duke konsideruar dhe analizuar këtë problem në rritje, maturantët e gjimnazeve të Tiranës kanë vendosur të dizenjojnë dhe prodhojnë lodra për fëmijët me aftësi të veçanta.
Pranvera e fermerëve në fshat. Kamera e "Rreze Dielli" udhëton drejt fshatrave të Lezhës dhe Kurbinit, për të vizituar fermerë të ndryshëm me mbjelljet e sezonit dhe punët me hardhitë e pemët frutore. Agronomi nga fshati Zemen në Lezhë, Luigj Frangaj rrëfen sesi la arsimin për bujqësinë, ai sharton agrumet prej 20 vitesh sipas mënyrës së vjetër të trashëguar nga babai i tij. Gjithashtu ai na prezanton dhe me limonin e veçantë i cili kushton 87 euro/ kg. Luigj Frangaj e ka shartuar në serën e tij dhe thotë që ky limon është pa lëng, ka kokrriza dhe përmban shumë vitaminë C. Ndjekim më nga afër sezonin e mbjelljeve, zonja Lindita na tregon 4 fazat e sherebelës së dimrit nga mbjellja e farës deri tek lulëzimi. Me kameran tonë udhëtojmë drejt një tjetër fshati, në Gurëz të Kurbinit. Në tokën e hardhive të fermerit Spahi Jahja, ndjekim nga afër një proces shartimi të një varieteti të veçantë rrushi të sjellë nga Italia. Gjithashtu fermeri na tregon arrën e veçantë që prodhon 80 kg vetëm një rrënjë.