Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 17 shkurt 2023)

17 Shkurt 2023, 15:27 | Përditesimi i fundit: 2023-02-18 13:20:45

I ftuar sot në mëngjes në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV me moderatore Androniki Kolka, ishte Dardan Krasniqi, ish ushtar i UÇK-së, i cili foli për 17 shkurtin, datën e Pavarësisë së Kosovës. Ai tha se rruga për liri ka qenë shumë e vështirë dhe se në familjen e tij ka humbur xhaxhain dhe djalin e xhaxhait. “Në familjen time kemi dy Dëshmorë të Atdheut, kurse në pjesën e rrethit miqësor, kam humbur dhe disa miq” tha më pas Dardani.

Në një lidhje skype për emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Aida Topalli tregoi për situatën  aktuale në Turqi dhe nxjerrjen e trupave nga rrënojat. Situata vazhdon të jetë tepër kaotike ndërsa shumë persona vullnetarë nga mbarë bota, ndodhen në zonat e prekura për të ndihmuar të lënduarit.

“Çoroditja” mbi bukurinë me operacionet plastike. A janë ndërhyrjet plastike pjesë e komplekseve të personalitetit, a bëhen shpesh vajzat “viktima të së bukurës”? Një operacion i gabuar a mund të na ndryshojë jetën?  Në një intervistë në “Rreze Dielli” gazetarja Elda Laze, fizioterapisti Dorian Meta, dhe në lidhje skype Zoica Suli si dhe kirurgia plastike Rezarta Kapaj diskutuan më tepër për këtë temë. Zoica Suli tregoi eksperiencën e saj personale me kirugjinë plastike. Ndërsa kirurgia Rezarta Kapaj rrëfeu  më tepër për trendet e fundit të kirurgjisë plastike.