Aktorja Enxhi Cuku flet për të dashurin e saj: I shohim bashkë skenat, nuk është xheloz

18 Korrik 2018, 14:20 | Përditesimi i fundit: 2018-07-18 14:53:44

Sapo i përmendim emrin na vjen ndërmend ajo fytyra e saj e thjeshtë, tipi i saj pa komplekse. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, në “Report Tv”, aktorja e ëmbël ka folur për projektet e saj të reja në karrierë. Pas suksesit që pati filmi komedia “Femrat”, Enxhi u bë pjesë e kastit të parë horror “Bloodlands”. Ajo ka rrëfyer vështirësitë e skenave të nxehta dhe pjesëmarrjen si personazh i frikshëm.

Unë e kam pasion aktrimin dhe nuk e bëj për biznes. Më pëlqen që isha pjesë e një eksperience unike, duke shtuar edhe faktin që është seria e parë horror në shqipëri. Më vjen mirë që u përzgjodha unë për të qenë pjesë e këtij kasti , dhe shpresoj të kem sërish një tjetër rol ku të shihem si ‘personazhi i frikshëm.

Aktorja Enxhi Cuku.