Erdhi për të gjetur nënën, 65-vjeçarja tronditet kur mëson se është produkt i një incesti (18 korrik 2023)

18 Korrik 2023, 18:57

U lind më 14 shkurt, ditën e të dashuruarve, por gjithë jetën i mungoi dashurie e nënës dhe babait…. U rritë pa prindër, pa vëllezër e motra dhe sot nuk e di nga vjenë dhe kush është gjaku i saj…… Ishte 14 shkurti i vitit 1967, ku u dëgjuan të qarat e një foshnje, e cila ishte braktisur tek dera e një jetimore…. Kjo është historia e zonjës 56-vjecare Rajmonda Keci, ku do vi këtë mesditë në programin Pa Gjurme…… Jeta e saj nisi që ditën e parë në institucion, por fal familjes Zeneli nga Lushnja, Rajmondës që në fëmijëri nuk i mungoi familja. Ishte viti 1970, ku vajza sapo kishte mbushur 3 vjec dhe çifti i bashkëshortëve Tafil dhe Zubo Zeneli,të cilët nuk kishin sjellë fëmijë në jetë vendosën ta birësojnë. Jeta e vogëlushes merr tjetër kthesë…… Dashuria, përkujdesi, familja nuk i munguan, por gjërat filluan të ndryshonin kur Rajmonda adoleshente mësoi të vërtetën. Lajmi i konfirmuar dhe nga vetë prindërit, tronditën të renë e asaj kohë, e cila nuk donte ta besonte se vinte nga prindër të tjerë.Prindërit e lanë të lirë, të kërkonte nënën, duke i treguar historinë e saj, por dëshirat brenda vetës i ndrydhi në atë kohë, mos lëndonte dy të shtrenjtit e saj , që gjithë jetën dhanë gjithcka…. 56-vite pas, Rajmonda do të kthehet sot….. 56- vite pas, për të mësuar historinë e saj….. 56- vite pas, për të parë fytyrën e asaj zonje që e la tek dera e jetimores atë ditë 14 shkurti….