Një 18-vjeçar nga fshati Dypjakë i Dibrës, Ardian Pali ka humbur kontaktet me familjen e tij mesditën e 20 maj, rreth orës 2. I riu ishte ngjitur në Malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale, nga shitja e të cilave siguronte të ardhura ekonomike, për familjen. Vëllai i vetëm i katër motrave nuk është kthyer në banesë. Familjarët kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e Ardianit, ndërsa kanë nisur edhe vetë kërkimet. 200 veta janë ngjitur në mal për të kërkuar, por ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të 18-vjeçarit. I riu mendohet të ketë qenë duke mbledhur lule në në vendin e quajtur "Përroi i thellë" afër Rekës së Epërme, në fshatin Tanushë, pjesë e Maqedonisë së Veriut në vendin e quajtur "Përroi i thellë" afër Rekës së Epërme. Familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për të kërkuar nga ajri, pasi terreni ku edhe ka humbur gjurmët Ardiani është shumë i vështirë. 18-vjeçari kishte qëndruar prej dy ditësh në një çadër të ngritur, bashkë me të atin dhe një të afërm të familjes, për të mbledhur bimë medicinale. Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3.4 vite burg shtetasin A. Visha nga Tirana, ndaj të cilit rëndojnë akuza të rënda, nga abuzimi seksual tek armëmbajtja pa leje dhe përdorimi i dhunës fizike e psikologjike ndaj gruas dhe 5 fëmijëve të tij. Ai ka tentuar të abuzojë me vajzën 14-vjeçare po është ndaluar nga kjo e fundit. Më pas ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.Për këtë ngjarje, në shtator të 2019, A.Visha denoncohet nga i biri në polici duke e akuzuar se ka tentuar të abuzojë me motrën e tij si dhe ka dhunuar fizikisht me bishtin e sëpatës nënën e tij.Sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës, i biri ka rrëfyer dhunën psikologjike dhe fizike që ati ushtronte ndaj gjithë anëtarëve të familjes. Madje ai i kërcënonte ata edhe më një pistoletë me mulli që e mbante pa leje. Dhuna fizike e psikologjike e përsëritur nga ana e autorit është pranuar edhe nga bashkëshortja e tij gjatë dëshmisë në polici, duke thënë se jo vetëm ajo, por dhe 5 fëmijët dhunoheshin në mënyrë sistematike.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fund të muajit shtator 2019, por është bërë publik si rast nga Gjykata e Tiranës vetëm pak ditë më parë. A.Visha është dënuar me 5 vjet burgim për akuzën e “Dhunës në familje”, “Ngacmimit seksual” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit", por për shkak të gjykimit të shkurtuar është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg.Arrestimi i Vishës është kryer nga policia në 30 shtator 2019, ndërsa gjatë kontrollit të banesës policia ka gjetur dhe pistoletën, një revolver me mulli në gjendje të rregullt. Gjatë fundjavës së kaluar, disa emigrant shqiptarë në Londër kanë dhënë ndihmë një shtetase shqiptare me emrin Alis Savo e cila I kishte kërkuar të ardhura në zonën e quajtur Stratford shopping centre (east London ). Sipas bisëdës së bërë, Alisa kishte rrëfyer se prindërit ishin të ndarë dhe babai e kishte përzënë nga shtëpia, ndërsa shteti e kishte sttrehuar na hotel dhe nevoja urgjente e saj ishte ushqimi dhe disa të holla pasi personi që e e shoqëronte, ishte i dashuri i saj dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike. Askush nuk ka informacion të sigurt për të nësë e reja është e braktisur apo ka rënë pre e trafikimit, duke lënë të tjera pikpyetje sa sa i gjerë mund të jetë rrjeti i vajzave të tilla. Ndërsa, dëshmitari rrëfen se e reja kishte pohuar se ishte nga zona e kamzës, dhe kishte mbetur në mes të katër rrugve, në kërkim të lëmoshës. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Fundjavë e zezë në Shqipëri, 3 persona zhduken, një fëmijë abuzohet seksualisht nga babai
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë | 'Pa Gjurme' 14 janar | -‘Je bërë shumë e bukur, ky koment më kushtoi’/ I riu: I vëllai polic më dh*noi edhe babain
14 Janar, 21:34 -
Emisioni i plotë | 'Pa Gjurme' 13 Janar| -‘Jam mirë, do të vij në Tiranë’/Gjendet pas 3 vitesh,flet gjyshja: Kishte mall për fëmijët
13 Janar, 17:57 -
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03

