Gjellë verore me bamje në furrë nga zonja Albana

30 Qershor 2023, 11:22

Gjellë verore me bamje në furrë

Përbërësit:

  • 500 gr bamje
  • 1 lgj uthull
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • 1 kokërr qepë
  • 1 spec i kuq
  • 1 domate në rende
  • 1 lgj salcë domate
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • Pas spec djegës
  • Piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Pasi i kemi lënë bamjet në ujë të ftohtë me pak uthull, i shpëlajmë, i thajmë dhe pastrojmë fundin e tyre. Kaurdisim një qepë të grirë imët me pak vaj ulliri, më pas shtojmë specin e kuq, shtojmë bamjet dhe salcën e domates së bashku me domaten të grirë në rende. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, hudhër të shtypur. Shtojmë ujë të ngrohtë dhe i lëmë bamjet të gatuhen sa më avash në temperaturë të ulët. Në 10 minutëshin e fundit i vendosim bamjet në furrë.