Hallvë nga zonja Vjollca

28 Prill 2020, 10:35

Hallvë: 1 filxhan çaji yndyrë 2 filxhan çaji sheqer 3 filxhan çaji miell 4 filxhan çaji ujë Karafil Arra

Përgatitja: Vendosim ujin, sheqerin dhe karafilin për të zierë. E lëmë veç 5 minuta pas zierjes. Ndërkohë shkrijmë gjalpin, miellin i kaurdisim vazhdimisht derisa mielli të marrë ngjyrë të kuqerremtë. E shuajmë me shërbëtin e përgatitur pak nga pak derisa mielli të marrë volum. Vazhdojmë pjekjen e hallvës për 10 minuta duke e përzierë vazhdimisht. Më pas e servirim në forma dekorative ose lugë lugë, e spërkatim me arra të therrmuara dhe e shërbejmë.