Historia e dy fëmijëve jetim, nëna: Tentuan t’mi mernin ika bashkë me ta

1 Qershor 2022, 18:20

Udhëtimi i fundit i atij fund korriku të vitit 2010 në aksin rrugor Levan-Tepelenë do të rezultonte fatal për çiftin nga Tepelena. Bashkëshorti i 34-vjeçares drejtonte automjetin dhe humbi jetën në vend, ndërsa e shoqja shtatzanë mundi të shpëtojë. 12 vite nga kjo ngjarje e rëndë, 34-vjeçarja nuk e ka të lehtë ta shlyejë nga kujtesa atë moment, ku jeta e saj u përmbys. Ishte një vajzë e re kur lidhi kurorë me bashkëshortin e saj nga një fshat të qytetit jugor. Martesa ndodhi shumë shpejt dhe të rinjtë u përballën me vështirësitë e para. Burri ishte shumë i lidhur me prindërit dhe kjo shpesh shkaktonte një marrëdhënie të ndrydhur me gruan e tij. Jeta e 20-vjeçares asokohe ishte vetëm brenda 4 mureve të shtëpisë. Vjehrri dhe vjehrra i mohonin edhe daljet me shoqet duke ndërhyrë në jetën e së resë. Aksidenti ishte një goditje e dytë për nënën me dy fëmijë, e cila fatkeqësisht humbi bashkëshortin, ndërsa nga përplasja e fortë pësoi dëmtime të rënda në trup dhe sot e kësaj dite ajo është e paaftë për të punuar dhe për të siguruar të ardhura, duke mbetur kështu në mëshirë të fatit. Ajo rriti e vetme dy djemtw, pa asnjë mbështetje. E pambrojtur dhe pa një krah ku të mbështetej në qytetin e lindjes, ajo vendosë që të shpërngulet në kryeqytet, duke menduar më shumë për të ardhmen e djemve. Sot 34-vjeçe me dy fëmijë adoleshentë, e vetmja e ardhur është një kemp që merr nga paaftësia për punë, si pasojë e aksidentit. Fëmijët edhe pse babai i tyre ka 12 vite që ka ndërruar jetë, nuk e kanë përfituar statusin e jetimit. Njerëzit e burrit gjithnjë kanë tentuar t’ja marrin fëmijët, por pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme, ata jetojnë me nënën e tyre. Janë të rritur, kuptojnë dhe kanë shumë ëndrra…