Ilir Driza 51-vjecari nga Kukësi udhëtoi drejt Gjakovës me një tjetër person, por humbi gjurmët papritur. Nëna kishte parandjenjë të keqe dhe bëri të gjitha tentativat që i biri të mos largohej. Ajo mbylli të gjitha dyert e shtëpisë, që Iliri të mos dilte nga banesa, por ai e gjeti shtegun. U hodh nga dritarja dhe nuk u kthye më. Me Sefer Sadikun me origjinë nga Gjakova, bashkëudhëtarin e rrugës pa kthim i kishte lidhur tregtia e armëve në Ballkan gjatë viteve 96-99. Ai lë djalin e mitur, i cili nuk e njohu kurrë të atin dhe bashkëshorten Ajshien, e cila me ikjen e tij nuk u martua më kurrë. Pak ditë më pas familjarët bënë denoncimin në polici, ku në komisariatin e Gjakovës bashkëshortja u vu përballë personave të ndaluar. Mes tyre ajo njohu mikun e Ilirit me të cilin ai u largua. Gjatë dëshmisë së dhënë para uniformave blu Sefer Sadiku pranoi se kishte udhëtuar më datë 20 gusht të vitit 1997 me Ilirin dhe se ky i fundit kishte hedhur një granatë dore dhe ishte kapur nga policia serbe në kufi. Sipas të njëjtës dëshmi nuk u raportua për humbje jete dhe as shenja gjaku në vendngjarje, ndaj dyshimet e familjarëve janë tek një arrestim i mundshëm. Kërkimet nga familjarët kanë vijuar edhe më pas, pranë policisë së Kosovës, por emri i Ilirit nuk figuron asgjëkundi. Sipas familjes Driza, shtetasi Sefer Sadiku ndodhet pas hekurave në Kosovë, ndërsa nuk kanë mundur më të marrin informacione se çfarë ndodhi mëngjesin e 20 gushtit, me zhdukjen e Ilirit. Nëna që parandjeu fatin e të birit, ndërroi jetë ndërsa djalin që e la 4-vjeç dhe bashkëshortja, ende qëndrojnë me sytë nga dera, me shpresën se Iliri do të shfaqet një ditë.
Hodhi predhën në kufi, zhduket Ilir Driza/Flet shoku, gruaja e akuzon:Mashtrove gjykatësit
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “Më ke tradhtuar me gjithë burrat e fshatit”/ Përplasje e fortë mes burrit dhe gruas
9 Prill, 17:39 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Fuste në krevat kunatën, mua më dëbonte’/Habit gruaja: 20 vite martesë ishim tre
8 Prill, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Sëmundja më la në karrige me rrota,nusja më dëboi’/Prek i riu:Betejën do ta vazhdoj vetëm
7 Prill, 18:01 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| U zhduk prej 2 muajsh, gjendet adoleshenti në Durrës/Prindërit mesazh: Kthehu në shtëpi!
6 Prill, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘La sportin dhe përfundoi në psikiatri’/Vëllai:Almiri ishte me medalje ari, u zhduk nga…
27 Mars, 18:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- Pas 31 vitesh del fotoja e dyshuar e Jonuz Lugës/Gjyshja:E rrëmbyen dhe e shitën në Greqi
26 Mars, 19:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Historia e fëmijës së humbur në Fier/Flet babai: Dyshoj se e kam ende gjallë!
25 Mars, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Mori djalin dhe u zhduk pas vdekjes së burrit’/Nipi: Dua të zbuloj çfarë i ndodhi tezes
24 Mars, 19:09 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Kush është vajza që endet në Londër? / Flet Bukurie Veizi: Më thonë që është Bleona ime!
23 Mars, 17:41 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Nëna i braktisi dhe u zhduk’ / Fati i dy fëmijëve, gjyshja: As me bukë nuk i ngop dot
20 Mars, 18:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Sekreti që nëna mori në varr/ 'Pa Gjurmë' ribashkon motrat me vëllanë pas 48 vitesh
19 Mars, 17:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |‘Më mbante me magji, s’e doja si burrë’/Përplasja e çiftit:Djali në spital, ti më kërkoje…
18 Mars, 17:59 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Për para, vjehrra më kërkoi të shkoja me të tjerë’/ Nusja: Kur refuzova, më dëbuan
17 Mars, 17:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Vetëhelmimi i 25 vjeçares/ Çarë fshihet pas vdekjes së Xhuana Nikollës?
16 Mars, 18:56 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | "Kam ikur nga shtëpia,po më detyrojnë’/Përballja e fqinjëve:Na shqetëson dhe na denoncon”
13 Mars, 18:18
