Humbet nga varrezat,në kërkim të Ilir Manukës/Motra:Askush nuk e pa,sikur e përpiu dheu

16 Mars 2021, 17:56

Ilir Manuka rezulton i humbur, që prej nëntorit të vitit 1998. Ai u largua nga banesa në zonën e Oxhakut në Tiranë, ku jetonte sëbashku me prindërit e tij. 22-vjecari në atë kohë ishte i papunë dhe ishte e disata herë, që largohej nga shtëpia, ndërsa strehohej me ditë të tëra tek shokët e tij. Edhe ditën, që vendosi të zhdukte gjurmët nëntorin e 1998 ai doli si gjithnjë nga shtëpia, ndërsa në familje kishte ndodhur dhe një fatkeqësi, bashkëshorti i njërës prej motrave ishte ndarë nga jeta. Para familjarëve Iliri nuk kishte shfaqur kurrë probleme, por atë ditë që vendosi të largohej kishte marrë nga banesa disa orendi shtëpiake dhe i kishte shitur. Të pyetur nga familjarët, pas ngjarjes së ndodhur në familje, shokët e Ilirit nuk kishin dijeni për vendndodhjen e tij. Cifti Manuka janë prindër të 7 fëmijëve, ndërsa në familje prej 23 vitesh mungon Iliri. Ai pati emigruar në vitin 1997 në Itali tek e motra, ku kishte qëndruar për afro dy muaj. Me kthimin në Shqipëri ai vazhdonte ende të ishte i papunë. Sot në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ vjen ta kërkojë njëra nga motrat, Vjollca ka një mësazh për vëllanë e saj të humbur.