Eduarta Xhukellari, 34-vjeçarja nga fshati Vërdovë i Pogradecit vjen për të rrëfyer historinë e jetës së saj në studion e emisionit ‘’Pa Gjurmë’’. U dashurua në një moshë të hershme me djalin e gabuar që e bëri të përjetonte një kalvar vuajtjesh nga dhuna barbare, kërcënimet e vazhdueshme për të vjedhur dyqane apo banesa deri te detyrimi për të vrarë fëmijën që kishte ardhur në jetë. Sot, ajo kërkon ribashkimin me djalin që e la në jetimoren e Korçës që foshnjë para 13 viteve. Ishte vetëm 20-vjeç, kur Eduarta u dashurua me 30 - vjeçarin nga komuniteti rom, Fatjonin. U largua nga shtëpia dhe vendosi të bashkëjetonte me të për të filluar një jetë të re. Familja nuk ishte në dijeni të kësaj bashkëjetese dhe kur ajo ndonjëherë kthehej në shtëpi, prindërit e dhunonin. Nuk kaloi shumë kohë dhe Eduarta ishte në pritje të ëmbël, por gjërat nuk do të shkonin ashtu si ajo e kishte imagjinuar. Fatjoni filloi ta detyronte asokohe për të vjedhur dyqane dhe banesa. Nëse ajo nuk pranonte, ai e dhunonte barbarisht ose e kërcënonte se do t’i vriste familjen. . Ajo vodhi një shumë parash prej 100 mijë lekësh në një dyqan. Policia e zbuloi krimin e të resë dhe gjykata vendosi masën e arrestit në burg dhe sapo të lindte fëmijën do të arrestohej. Muajt e shtatzanisë kaluan shpejt dhe Eduarta në maternitetin e Korçës solli në jetë djalin. Kur lindi djali, Fatjoni shkoi atje dhe i kërkoi Eduartës që ta vrisnin fëmijën, pasi kishte akuza se nuk ishte ai babai i fëmijës. Fatjoni pretendonte se Eduarta e kishte tradhëtuar me vëlllain e tij. Ajo nuk pranoi dhe ndaj vendosi ta dorëzoi djalin në maternitetin e Korçës. Eduarta u arrestua pas lindjes dhe kreu 6 muaj burg. Pas daljes nga burgu Eduarta e vizitonte djalin 1 herë në 3 muaj, të cilin e kishin zhvendosur në jetimoren e Gjirokastrës. Ajo i dha një mundësi të dytë Fatjonit dhe rinisën bashkëjetesën. Eduarta mbeti shtatzënë me një vajzë, por fati deshti që foshnja të mos jetonte. Fatjoni nuk kishte ndryshuar, ai sërish e detyroi atë të vidhte, kur edhe këtë herë policia e arrestoi dhe kreu 6 muaj të tjera burg. Pas gjithë këtyre vuajtjeve, Eduarta i shkëputi njëherë e mirë kontaktet me Fatjonin. Sot ajo kërkon të nisë një kapitull të ri në jetën e saj. Sot Eduarta jeton në shtëpinë e vjetër të familjes që është pjesërisht e rrënuar dhe kërkon ta marrë djalin nga jetimorja edhe pse nuk ka mundësi financiare.Kur e takon të birin, ai gjithmonë e pyet të ëmën ‘’Kur do më marrësh në shtëpi’’. Djalin ka kater muaj qe nuk e takon pasi i ka vdekur vellai. Shtepia e femijes ne Gjirokstres e ka hedhur ne gjyq per braktisje pasi ka kohe qe nuk shkonte ta takonte djalin. Eduarta kerkon femijen ta marri ne shtepi. Nuk i pergjigjen dhe pse i merr ne telefon kujdestaret. Djali eshte 13 vjec dhe e ka lene ne jetimore per shkak te pamundesive financiare.
I dashuri nuk i njohu atësinë, shokon nëna:Më tha ta vrisja tim bir, bëra burgun… (18 shtator 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Nëna ma abortoi shtatzëninë në moshë të re’/Vajza: Prej vitesh s’flas, dua të përballem
27 Prill, 19:55 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Na morën shtëpitë pa të drejtë’/3 familje shpërthejnë akuzat:Na i falsifikuan në gjykatë
24 Prill, 17:31 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E zhdukën se mbrojti një vajzë’/Akuza e fortë nga vëllai:Kushëriri fsheh të vërtetën!
23 Prill, 17:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U zhduk me shumë para pas konfliktit me pronarin’/Prek vëllai: Dyshojmë për fund tragjik!
22 Prill, 18:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 10 vite pa parë djalin/ Shpërthen tropojani:Ish-nusja më la pë tekat e saj, iku me tjetrin
21 Prill, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' - 7 muaj zhdukje, rikthehet në familje/Flet nëna: E gjeta, por e lënduar shpirtërisht
20 Prill, 18:20 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘E çuam për vizitë, e humbëm përgjithmon’/Babai:Vajzën ma vdiq mjeku, dha shpirt aty
17 Prill, 18:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Të dy djemtë u ndanë nga frika e policisë’/Babai:Njëri më mbërriti gjallë,tjetri mu zhduk
16 Prill, 18:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘Prej muajsh s’flasim, motra kërkon mur në mes të shtëpisë’/E reja:Nëna kërkon të largohem
15 Prill, 17:50 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “50 vite dhunë,në moshën 70 vjeç e dëbova’/Gruaja nga Vlora:Fëmijët kanë ardhur pa dëshirë
14 Prill, 22:40 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | I zhdukur prej 5 vitesh, dyshohet se është rimartuar/I biri: Dua vetëm të jesh gjallë!
13 Prill, 18:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Nusja s’e kërkoi kurrë burrin e humbur’/Ish-vjehrri:Di shumë për tim bir, mos heshti më
10 Prill, 18:12 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “Më ke tradhtuar me gjithë burrat e fshatit”/ Përplasje e fortë mes burrit dhe gruas
9 Prill, 17:39 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Fuste në krevat kunatën, mua më dëbonte’/Habit gruaja: 20 vite martesë ishim tre
8 Prill, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Sëmundja më la në karrige me rrota,nusja më dëboi’/Prek i riu:Betejën do ta vazhdoj vetëm
7 Prill, 18:01 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| U zhduk prej 2 muajsh, gjendet adoleshenti në Durrës/Prindërit mesazh: Kthehu në shtëpi!
6 Prill, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28
