I merr para zhduket burri, gruaja:S’pata konflikt, s’di pse iku/Kamera në klubin e fshatit zbuloi... (13 Janar 2023)

13 Janar 2023, 20:08

Takon bashkëshorten në vendin e saj të punës dhe largohet për të pirë kafe, zhduket në drejtim të paditur 62-vjeçari Hamdi Ballçaj. Atë ditë me shi të rrëmbyer Hamdiu njoftoi gruan se do të takonte disa miq e më pas do shkonte në shtëpi të pushonte, pasi punonte turni I tretë. Pasdreke bashkëshortja e tij mbërrin në banesë, por Hamdiu nuk ndodhej aty. Një telefon e kishte lënë mbi tavolinë ndërsa tjetri për ditë me radhë rezulton I fikur. Të shqetësuar familjarët pritën me shpresën se ai do të kthehej, por asnjë gjurmë e të moshuarit. Pas denoncimit në polici janë hapur kamerat e zonës në qytetin e Fushë-Arrëzit, ku Hamdiu është parë I vetëm në tavolinë duke konsumuar pije alkoolike. Ditën që është zhdukur është parë në qendër të Fushë-Arrëzit, por më pas është zhdukur si me magji. Kërkimet e familjarëve dhe policisë janë përqendruar edhe në Pukë e Shkodër, destinacione ku dyshohet se mund të ketë mbërritur 62-vjeçari. Një burrë I mbajtur dhe pa probleme të shëndetit mendor, Hamdiu ka alarmuar familjarët me largimin e tij të papritur, ndërsa ditën që është zhdukur ka pasur të veshur një këmishë të bardhë dhe një triko ngjyrë blu të errët.