Mbetet pa fjalë dhe përlotet kur mëson fatin e shkokut nga Shkodra. Pavlin Ujkashi mëson nga emisioni ’Pa gjurmë’, në Report TV këtë të enjte se shoku i ushtrisë që ai kërkoi kishte ndërruar jetë 28 vite më parë, pas një aksidenti. Kol Marku emri I të cilit u lakua gjatë në studio në emër të një miqësie që I rezistoi kohës nuk jeyon më. Ai ka ndërruar jetë në moshën 26 vjeçare, ndërsa la pas gruan shtatëzënë. Për Pavlin Ujkashin në një lidhje me skype nga Londra ky ishte një lajm i papritur, pasi ai shpresonte ta takonte djalin nga Shllaku i Shkodrës, 34 vite pasi humbën kontaktet ditën që u liruan nga ushtria. Ndarja nga jeta në kulmin e moshës e pikëlloi 54-vjeçarin, cili nuk i përmbajti dot lotët.’Jeta i ka këto, janë rrethanat. Më dhimbset shumë, se e kam konsideruar si një vëlla. Shpresova ta takoja pas 34 vitesh ditën kur u ndamë, pasi u liruam nga ushtria’. Emocionet edhe më shumë ky 54-vjeçar kur ’Pa Gjurmë’ i shfaq për herë të parë fotot me imazhin e shokut, siç ai e mbante mend vite më parë. Stafi i programit e lidhi Pavlinin me familjen e të ndjerit Kol Markut, djali i të cilit tashmë është një 26 vjeçar. Ai erdhi në jetë, pasi babai do të mbyllte sytë përgjithmonë. ’Jeta është kjo, pavarësisht se nuk doja ta dëgjoja këtë lajm. I uroj shëndet familjes dhe i përcjell ngushëllimet. Më vjen keq, por shyqyr që ka lënë djalin. Pas një të keqe të paktën e ka lënë një trashëgimtar. Nuk mundi dot ta falenderojë ballazi, por publikisht ia përcolli mesazhin. Kol Marku i shpëtoi jetën Pavlinit ndaj për këtë arsye ai kërkoi t’ia kthej nderin. Historia e dy shkodranëve, në emër të mirënjohjes emocioni jo pak publikun. Pavlin Ujkashi nga Malësia e Madhe rrëfeu si u njoh me Kol Mark Markun nga Shllaku i Shkodrës, në vitin 1987, ndërsa kryenin shërbimin ushtarak në Soplik të Gjirokastrës. Nga një ngjarje që ndodhi në kapanonin e ushtrisë lindi një miqësi e ngushtë mes dy të rinjve, 18-vjeçarë në atë kohë. Pas një debati të çastit, për arsye banale Pavlini konfliktohet më dy ushtarë të tjerë nga Fieri, debat i cili do të degjeneronte deri në përdorimin e armëve të shërbimit. Ishte Kola ai që i doli para kësaj situate duke i shpëtuar jetën shokut të tij. Pavlini nuk e shuajti kurrë nga kujtesa atë ngjarje, ndaj në një lidhje skype nga Anglia, ku ndodhet që prej vitit 1999 kërkoi të rilidhte kontaktet e humbura me personin që i ishte gjendur pranë këtë moment të vështirë të jetës. Pavarësisht se nuk e gjeti gjallë ai I është mirënjohës, deri në fund të jetës.
I shokuar dhe shërthen në lot, kur ‘Pa Gjurmë’ i jep lajmin për shokun e ushtrisë
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor 2025, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor 2025, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor 2025, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor 2025, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor 2025, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor 2025, 22:34

