"Isha shtatzënë,kur zbulova familjen e tij"/Shokon nëna e 4 të miturve:Fëmijët do t'i lë në jetimore

22 Janar 2021, 18:06

E dhunuar prej 9 vitesh edhe shtatzënë, me një bashkëjetues që nuk ia dha kurrë atësinë e katër fëmijëve, 37-vjecarja nga Puka vjen në emisionin ’Pa Gjurmë’ të rrëfejë dramën e jetës. Fillimin e kësaj njohje me shkuesi nuk e pengoi as diferenca në moshë e të dyve, ajo 28, ndërsa ai një 45-vjecar. Nisur me gënjeshtra që prej fillimit, se ai kishte një shtëpi të vetën dhe punonte do ta kthenin në ferr jetën e Lindita Balës, e cila ende shtatëzënë mori goditjen e parë prej tij, një dhunë e cila do të vazhdonte me vite. 37-vjecarja mbërriti në Tiranë me familjen e saj në vitin 2004, ndërsa në vitin 2011 vendosi të krijonte familje me burrin, i cili mbante të fshehur një tjetër të vërtetë, atë se ishte i martuar me një grua tjetër, me të cilën nuk kishin fëmijë. Këtë fakt ajo e mësoi kur erdhi në jetë vajza e saj e parë, ndërsa nuk e kishte kuptuar se i shoqi vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor. Me nisjen e bashkëjetesës Lindita u dënua me izolim nga bashkëshorti, i cili nisi t’i bënte presion edhe familjes së saj. Dy herë i është drejtuar komisariatit për të denoncuar dhunën nga bashkëshorti, kur në jetë kishin ardhur të katër fëmijët më i madhi 9 dhe më e vogla 4 vjece. Denoncimi i fundit u bëri në vitin 2020, kur i shoqi u dënua me 6 muaj burg. Pas daljes nga qelia bashkëshorti ikën e vjen në banesën ku Lindita jeton me qera, ndërsa i kërkon t’ia marrë në ngarkim dy nga 4 fëmijët edhe pse nuk ia kanë atësinë. Prej dy javësh ai nuk është parë më, ndërsa nëna rrit e vetme fëmijët të cilët pas datës 30 janar rrezikojnë te mbeten në qiell të hapur, pasi u përfundon edhe kontrata e qerasë ta paguar nga donator. 5 anëtarët e familjes Bala jetojnë vetëm me 120 mijë lekë të vjetra asistencë që marrin nga komuna e Zallherrit.