Kamera e fshehtë zbulon dramën e dy të miturve/Babai i braktis, nëna me çrregullim mendor i dhunon (25 tetor 2023)

26 Tetor 2023, 07:20

Mësuese Rita: Mos pranohet të vij në shkollë, pa u shëruar nxënësja. Unë e futa. Për Zotin që e futa, mirë që pashë, se thashë thjesht ka sjellur raport që është shëruar. Kur unë e lexova thashë unë nëna prit, nuk është shëruar. Kur të sjellësh raportin, sille në shkollë. Nuk duan dhe prindërit se është me zgjebje, është një fëmijë që i pështyn nxënësit. Kështu edhe nuk ke çfarë i bën. Drejtori i ka folur, psikologia i ka folur. Gazetari: Është psikologia sot? Mësuese Rita: Jo, vjen të mërkurën. Mësues i klasës së pestë: O çun, gazetar je ti? Gazetari: Po, gazetar jam. Mësuesi i klasës së pestë: Nuk lejohesh këtu. Gazetari: Ajo (vajza) është në gjendje të rëndë edhe familja e saj. Mësuesë Rita: Po çfarë të bëjmë ne? Gazetari: Po duhet gjetur një zgjidhje. Mësuese tjetër: Vjet kishte lija.. dhe 2 javë është me ligj që nuk pranohet në shkollë derisa të shërohet. Gazetari: Sapo bën që nuk vjen në shkollë? Mësuese Rita: Një javë e gjysëm… Gazetari: Çfarë do të ndodhë nëse do të kaloj 2 javëshi. Mësuese tjetër: Zgjebja nuk është si lija që i ka procedurat dy javë… Mësuese: Zgjebja po të zuri dhe infektove nuk shërohesh. Mësuesja tjetër: E mira ishte ku mund të çohen dhe të rrinë këta fëmijë. T’i marr shteti, t’i çoj diku se është gjynah. Mësuese Blerina : Ti besoj se je sa djali im, një fshatare që është komshie si do t’i bëhet moj mësuese me atë. I thashë unë ky është rasti, përvec problemit që ajo vjen e palarë ajo është një fëmijë që shumë shpejt atë do ta marrin ta abuzojnë. Mësuesja tjetër: Po. Gazetari: Mirë po ju nuk e keni ngritur si rast edhe më lart? Mësuese Blerina: E dinë të gjithë si rast, psikologia, e di Bashkia. Mësueja tjetër: Ata nxënës kanë nevojë tjetër, është rasti i një vajze tjetër e kemi pasur në shkollë. Arriti abzuim,përfundoj në polici… Gazetari: Dhe asnjë nuk bë? Mësuesja tjetër: Asgjë!