Historia e shtetases Z.M u denoncua e zhdukur, por në realitet shfrytëzohej në hotelet luksoze të Tiranës për prostitucion. Ndërsa tutori i saj është dënuar me 7 vite burg, ku nga përgjimet e policisë kanë zbuluar dhe klientët VIP të vajzës që shfrytëzohej për prostitucion. Gjykata e Tiranës, ka dënuar me 7 vite burgim Bejo Breshon, si personin përgjegjës të shfrytëzimit si prostituta të tre vajzave në Tiranë. Ky shfrytëzim kryhej në ambientet e hotelit luksoz në Tiranë, ku shtetas italianë e shqiptarë, janë vënë në vëzhgim dhe përgjim nga policia gjatë diskutimeve që bënin për 'sigurimin' e vajzave për marrëdhënie seksuale. Një ndër vajzat që ka qenë pjesë këtij rrjeti prostitucioni është trajtuar dhe në emisionin “Pa gjurmë” në Report Tv, ku shtetasja Z.M, është denoncuar si e humbur por që më pas u lokalizua dhe u gjend në Telaviv të Izraelit. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Z.M, shfrytëzohej si prostitutë në Tiranë nga Bejo Bresha. Së bashku me Z.M, kanë qenë dhe dy vajza të tjera që shfrytëzoheshin, më konkretisht I.M dhe A.I. Tutori kryesor i këtij rrjeti të vajzave eskortë në Tiranë, Bejo Bresho, është deklaruar fajtor dhe dënuar me 7 vite burgim nga gjykata e Tiranës. Nga përgjimet telefonike rezulton se Bejo Bresha, ka kryer telefonata me klientin K.H., i cili rezulton të jetë drejtor sportive i një ekipi futbolli në Shqipëri. Njëherësh emri i K.H, ka dalë dhe në dosjen e vendosjes së tritolit tek banesa e prindërve të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pasi karta e telefonit që u gjend në sasinë e eksplozivit, i përkiste pikërisht atij. Sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës, K.H i kërkon Bejo Bresha, t'i ofrojë femra me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale, duke përcaktuar edhe çmimin që do të paguhej, ndërsa Bresha i siguroi vajzën me iniciale I.M. Në këtë bisedë rezulton se K.H, i dërgon sms Bejo Bresho me këtë përmbajtje “…200 thuaji, për nesër…”. Një ditë më pas është organizuar një tjetër takim i drejtpërdrejtë, ndërmjet K.H. dhe një vajze tjetër me iniciale Z.M., që është raportuar në emisionin “Pa gjurmë” si e zhdukur. Ndër të tjera në dosje thuhet se Bejo Bresho ka pasur komunikime të vijueshme me I.M dhe Z.M. duke iu siguruar klientë italianë dy vajzave dhe se do të takoheshin në një hotel luksoz në Tiranë. Nga këto përgjime rezulton se në orën 23:45 ka një komunikim ndërmjet Bejo Bresho dhe Z.M, ku flasin lidhur me çmimin, ndërsa kjo e fundit e pyet për numrin e dhomës. Në përgjime del se pas takimit, vajzat komunikojnë me tutorin Bejo Bresho, në të cilën kërkohet të merret një sasi më e lartë parash pasi secila nga vajzat I.M. dhe Z.M kishin qëndruar secila me nga dy klientë, për katër orë gjithsej. Ndërkohë një episod tjetër që prokuroria dhe policia kanë arritur të dokumentojnë për sa i përket shfrytëzimit të vajzave për prostitucion është dhe rasti kur Bejo Bresho, ka çuar me makinën e tij vajzën A.I drejt një hoteli ku e pret K.H. Pasi kanë qëndruar për gati një orë në ambientet e hotelit në Tiranë, vajza A.I, ka hipur në makinën e Bejo Bresho dhe është larguar. Për çdo akt seksual që kryenin vajzat, Bejo Bresho merrte pjesen e tij te parave.
Kërkohej në 'Pa gjurmë' si e humbur, mësohet se vajza prostituonte në Tiranë me klientë VIP !
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë | 'Pa Gjurme' 14 janar | -‘Je bërë shumë e bukur, ky koment më kushtoi’/ I riu: I vëllai polic më dh*noi edhe babain
14 Janar, 21:34 -
Emisioni i plotë | 'Pa Gjurme' 13 Janar| -‘Jam mirë, do të vij në Tiranë’/Gjendet pas 3 vitesh,flet gjyshja: Kishte mall për fëmijët
13 Janar, 17:57 -
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03

