Konflikti me kushërinjtë zhduk mistershëm të riun nga Berati, Bardhyl Rukon

6 Tetor 2020, 18:32

Vëllai i tij Xheku Ruko, rrëfeu ditën e sotme në studion e emsionit “Pa Gjurmë” në Report Tv, se si humbën kontaktet me Bardhylin, por pa dhënë detaje të konfliktit, i cili solli dhe shkëputjen e kontakteve.

 “Ne kemi jetuar bashkë në një shtëpi...kur u kthye nga supermarketi ishte i mërzitur...aty dyshova diçka. Në atë vend jetonim 4 vëllezër. Pasi pash të mërzitur Bardhylin, i dërgova një mesazh  vëllait të madh dhe ai më mer në celular dhe  më thotë t’i them Bardhylit të largohej që në atë moment, për shkak të atij gabimi që kishte bërë. Bardhyli u bë gati dhe do të nisej në shqipëri. Në dark erdhi vëllai pak më i madh dhë solli 300 euro që ja kishte dhënë Bardhyli.Për atë çfarë kishte ndodhur unë u informova në dark kur erdhi vëllai i madh”- u shpreh ai.

Xheku tregon se numri i celularit që Bardhyli kishte marrë me vete rezultonte i fikur që nga momenti i largimit dhe familja dyshon që ai të ketë udhëtuar drejtë Selanikut, në një lagje ku jetojnë priftërinjtë dhe të jetë bashkuar me ta.

“Ne kemi bërë verifikime edhe në sistemin TIMS dhe nuk na rezulton të ketë kaluar kufirin. Madje kur është larguar nuk ka marrë asnjë mjet identifikimi. Vëllai ka shkuar edhe në Selanik dikur, ku ka punuar në ndërtim, ai më ka thënë se po të shkonte edhe një herë atje nuk do të kthehej më. Prandaj unë dyshoj se mund të jetë atje sepse kishte edhe ca para për të marrë te një pronar Grek. Vëllai i madh ka komunikuar edhe me ketë pronar, por ai ka thënë që disa shqiptar janë arrestuar për lëndë narkotike dhe ndoshta ka qënë edhe fati i Bardhylit të ishte mes tyre. Por ne mendojmë se ai është bërë prift, pasi gjatë gjithë kohës ndihmonte njerëz dhe në Selanik në lagjen e njohur “Agio Oros” ka shumë priftërinj. Ne nuk mund të hyjmë atje ku rrinë priftërinjtë, duhet një leje. Ne kemi humbur edhe 1 vëlla, prandaj i bëj thirrje nëse na shikon të na kontaktoj, sepse ne nuk ia prishim jetën që ka ndërtuar, ia kemi falur…ne e kemi falur për gjithçka...i lutem të telefonoj njëherë sa të jenë prindërit gjallë”- tha ai.