La dy fëmijë në jetimore nga skamja në vitin 1997, nëna në kërkim të djalit

5 Shkurt, 20:25

Nënë e 10 fëmijëve kërkon djalin, që u birësua në vitin 2002. Ajo la në jetimore dy fëmijë, vajzën e mori por djalin nuk e gjeti, i thanë se ai ishte larguar në Francë. Nëna: Një amerikane erdhi në Berat, m’u lutën ta merrnin djalin. Në kërkim është edhe babai biologjik që nuk u ka njohur atësinë asnjë prej fëmijëve.

Nga frika dhe skamja, një nënë lë në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, dy nga 8 fëmijët e saj. Armando 3 vjec dhe Paulina 2 vjece, përfunduan në institucion pasi në familjen Bajramaj, persona me maska hynë në banesë, në vitin 1997 dhe përdhunuan motrën e Natasha Bajramajt. Kjo e fundit vendos, që këtë histori të trishtë ta bëjë publike në emisionin ’’Pa gjurmë, pasi sot është në kërkim të djalit me emrin Armando, që e dorëzoi në jetimore 23 vite më parë. 
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

Programe të tjera

Shiko të gjitha