#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Telefonata e datës 10 janar të këtij viti do të ishte e fundit telefonat që familjarët do të merrnin nga Edison Xhulaj, i cili jetonte ilegalisht në shtetin grek, konkretisht në Kretë. Edison Xhulaj, ky 26 vjeçar nga Fieri, baba i një djali 3 vjeçar prej 7 vitesh i martuar, në telefonatën e fundit ka biseduar me të shoqen dhe me djalin ku i ka thënë se do t'i dërgonte disa para që t'i merrte edhe ato në Greqi. Më pas ka folur edhe me babain e tij, të cilit i tha se do ti sillte disa para edhe atij për të paguar operacionin pasi ishte i sëmurë. 3 vite më parë ai mori një gjobë prej 1200 euro nga policia greke pasi kishte kaluar kufirin ilegalisht dhe e kthyen në atdhe. Në Gjirokastër u mbajt një gjyq për këtë çështje por ai nuk është paraqitur. Emigronte në tokën helene për 2-3 muaj dhe kthehej sërish por herën e fundit qëndroi më gjatë dhe për rreth 1 vit e gjysëm nuk është kthyer më. Sipas atyrë që Edisoni thonte ai merrej me punë bujqësie, në përgjithësi me ullinj ose punonte tek një fabrikë vaji. Kontaktet i kishte të rregullta me familjarët, gjithmonë kontaktonte me to. Për shkak të një debati me familjarët që nga tetori i vitit 2019 Edisoni nuk është futur në rrjetin e tij social në për të mos kontaktuar më me kamer. Për rreth një vit ai i ka marrë familjarët në telefon me numër privat. Pas zhdukjes së Edisonit, bashkëshortja e tij bashkë me djalin ka shkuar të jetojë tek motra e saj në Greqi për të kërkuar Edisonin por nuk ka arritur të gjej asnjë gjurmë të tij.Në mars sipas disa fjalëve familjarët kanë marrë vesht se Edisoni jeton me një vajzë të moshës 36 vjeç, familjarët e së cilës janë nga Levani i Fierit. Familjet e të dyve njihen me njëri tjetrin pasi familja e vajzës jetojnë në një fshat afër fshatit ku jeton familja e Edisonit. Ato kanë shkuar tek familja e vajzës për të folur me to, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Familja e Edisonit kanë bërë denoncim edhe në polici duke dhënë të gjitha informacionet që kanë marrë gjatë kësaj kohe në lidhje më zhdukjen e djalit por asnjë përgjigje nuk kanë marrë as nga uniformat blu. E vetmja shpresë e familjes Xhulaj nga Fieri është që ta bëjë publik zhdukjen e këtij 26 vjeçari me shpresën se dikush e ka parë dhe se do të reagojë duke ndezur një dritë jeshile për to.
‘La gruan me fëmijë jeton me një tjetër në Greqi’/Humbet fieraku, nëna apel të birit live
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04

