La pas tre fëmijë dhe u zhduk nga Greqia në vitin 2004, vajza në kërkim të babait 49-vjeçar

Rasti i prezantuar mbrëmjen e kësaj të premteje në emisionin "Pa Gjurmë", ka qenë historia e një 49-vjeçari Ilir Gjoka, nga Librazhdi  i cili u largua para 14 vitesh në Greqi, duke braktisur bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij .

Fëmijët erdhën në jetë njëri pas tjetrit dy djemtë dhe një vajzë, Afrimi, Ambra dhe Dilaveri. Marrëdhëniet mes ciftit nuk ishin të mira, qysh në fillim por Iliri ishte edhe konsumues i alkolit. Familja jetonte në Librazhd, ndërsa Selimja merrej me punë bujqësore. Bashkëshorti Iliri bën gati dokumentat që të tërhiqte familjen e tij në Greqi në vitin 2002. Por dicka nuk shkoi sic duhej dhe Iliri nuk mundi dot ti merrte. Komunikimi me të ishte një herë në muaj dhe përgjigja e shpeshtë e babait te tre fëmijëve ishte se do të kthehej shpejt. Ishte bërë e zakonshme që Iliri të kthehej një herë në tre muaj, të qëndronte pak dhe të largohej përsëri. Askush nuk e pa më, por askush tjetër nuk e provoi një të vërtetë të mundshme se Iliri mund të kishte krijuar një familje tjetër

Kjo është historia që vendosi të rrëfejë në studion e emisionit ’’Pa gjurmë’’ Ambra, e cila sot jeton pa babain e saj të zhdukur dhe më një nënë e cila u nda nga i ati vite pas, nga zhdukja e tij.

Vajza e Ilirit, Ambra e cila sot është e martuar dhe ka krijuar familjen e saj, në studion e emisionit para gazetares Odeta Dume rrëfeu se ka qenë vetëm 7 vjeçe kur i ati u largua drejt Greqisë për në Kavalla, dhe nga ajo periudhë pas gati 2 vitesh ai ndërpreu çdo lloj komunikimi me familjen e tij"

Më datën 3 qershor 2004 unë isha 7 vjeç e gjysëm, kur babai u largua në Greqi për të punuar me idenë për të krijuar një jetë sa më të mirë për ne. Merrte në telefon njëherë në muaj. Fliste shumë rrallë në telefon . Gjithmonë mua më thoshte se  do vij dhe unë u rrita me idenë se do vij sot nesër por në fakt nuk u kthye më.  Vinte një herë në tre muaj. Unë kam 2 vëllezër. Vëllai i vogël nga sëmundja e epilepsisë dhe u sëmur në muajin e tretë pasi lindi. Nëna e ka patur shumë të vështirë të na rrisë në tërë këto vite.  Në familjen tonë, nuk ka patuar asnjëherë ditë të lumtura,na ka munguar prania e tij  qoftë për festa, qoftë për ditëlindje ai nuk ka qenë asnjëherë aty.Vetëm diçka i them vetes kur puth ata fëmijë atje , babai pse nuk kujtohet për këtë tre fëmijë që ka lënë këtu.  U martua me mamanë me dashuri. Dhe ajo që më vret është se vallë nuk mendoi asnjënjëherë të na kujtonte , apo të jepte një kontribut sado të vogël për familjen e tij në një kohë që rrinte shumë gjatë në emigrim dhe kthehet vetëm me 200 euro.

Ambra Gjoka, vajza e Ilirit

Selimja ka qenë rreth moshës 30 vjeçe , kur i shoqi e ka braktisur  duke ju dashur të rrisë 3 fëmijë e vetme dhe në kushte të vështira ekonomike. Pas disa kohësh nga zhdukja  bashkëshortja e e 49-vjeçarit , Selimja  dëgjon të flitej për një martesë të dytë, të të shoqit  Iliri, që mund të kishte me një shtetase të huaj. Një i afërm i tyre pretendon se e kishte parë Ilirin shoqëruar me një fëmijë. Këto zëra, që qarkullonin lart e  poshtë i kishin shkuar në vesh edhe fëmijëve të tyre, ndërsa Ambra, 24 vjecarja nuk e përjetonte mire, pasi edhe i ati nuk ishte shumë i rregullt në komunikimin me ta, ai merrte gjithnjë e më rralllë në telefon. Kjo ngriti dyshimet e para tek familja në Shqipëri. E ëma shpesh i gjente fëmijët të mërzitur dhe të përlotur.

Ambra tani është bërë nënë dhe Iliri gjysh, por me mungesën e babait shumë probleme të tjera lindën më pas. Selimja nuk mundi dot të kuronte djalin në Gjermani, ajo kërkoi azil por nuk mundi të bënte asgjë. Djali i madh Afrimi u martua, ndërsa në vitin 2018-të me mungesën e gjatë të Ilirit, Selimja u divorcua prej tij

Është folur prej disa vitesh , se ai ka filluar një jetë tjetër për para me një shtetase të huaj. Për një vit e gjysëm ne kemi patur komunikim me babin , pasi flisnim në telefon. Nuk e di çfarë ka ndodhur , por nuk mundem të them asgjë . Unë u rrita pa baba, dhe u formova kështu siç jam sot. Ne edhe sikur të jetë ashtu siç thonë, ne nuk duam t'i prishim jetën që ka krijuar.  Pavarësisht se mamaja e ka patur shumë të vështirë për të na rritur. Dhe unë sot dua të di vetëm pse u largua dhe na braktisi.  Pse na mohon ? Eja,  ke tre fëmijë , një të sëmurë. Thjesht të marrë në telefon , dhe të tregojë nëse është martuar ka krijuar një jetë tjetër . Nuk mundem dot ta urrej, por du atë mësoj vetëm të vërtetën.  Pjesa e divorcit, nga ana e mamasë erdhi pas shumë vitesh pasi u desh të largohej për të kuruar vëllain e sëmurë dhe duhet të merrte një prokurë nga ana e babait për të vizituar vëllain në Gjermani, ku shkoi duke kërkuar azil. Vëllai i vogël sot është 17 dhe ka prapambetje  të theksuara mendore. Ajo pati një mesazh për babain e saj,  Pse na mohon ? Eja,  ke tre fëmijë , një të sëmurë. 

Ambra Gjoka, vajza e Ilirit

Pas shumë vitesh mungesë dhe vuajtje vajza e familjes, Ambra sot është në kërkim të babait, i cili në Greqi njihej me emrin Ilia, por që nga zhdukja e tij ai nuk u bë kurrë i gjallë.