Një djalë nga Laçi mban ’peng’ zhdukjen e mistershme të Klement Lezos. Ishte 16 vjec në atë kohë kur u zhduk më 9 korrik të vitit 1992 nga Greqia, ku kishte emigruar dhe njihej me emrin Nikos. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Berati nëna e tij Asije Lezo, rrëfen këtë histori të 28 viteve më parë, ndërsa nuk ka asnjë informacion lidhur me fatin e të birit. Ajo kujton telefonatën kur i dëgjoi për herë të fundit zërin të birit. ’Në telefonatën e fundit më tha se, sapo ishte kthyer nga puna, dhe se ishte me një djal nga Laçi, me të cilin punonin në furnizim mallrash. Nuk e mësuam kurrë identitetin e shokut nga Laçi. Ne kemi kërkuar në Interpol dhe tek Kryqi i Kuq, por pa rezultat. Në Greqi shkoi daja i Klementit për të kërkuar. Ai ka takuar pronarin, i cili tha se mori pagën dhe e nisa për në Shqipëri, sepse Klementi ishte shprehur se kishte nënën sëmurë me zemër. Nuk e dimë kohën se kur ishte nisur për t’u kthyer. Nuk arritëm te zbulonim asgjë në lidhje me fatin e tij. Djali ishte i drejtë shumë punëtor. Unë si nënë dyshoj vetëm tek shoku i tij laçjan. Një djalë të vetëm kisha dhe dua të di vetëm që është mirë’. Gjatë transmetimit live një video, ku dyshohej se ishte Klement Lezo, mbërriti në redaksinë e ‘Pa Gjurmë’. Për shkak të ngjashmërisë dhe përkimit me moshën aktuale të Klementit që sot është 44 vjec, por edhe një përkim me emrin e tij një dëshmitare pretendoi se bëhej fjalë për personin që kërkohej. Kjo video la të shtangur edhe vetë nënën e tij, i pari imazh ngajshmërie që ajo pa 28 vite pas humbjes së të birit. Në një lidhje dëshmitarja tha se ky person jetonte në Korçë dhe se ishte kthyer nga Greqia, duke bërë jetën e endacakut. Por menjëherë pas publikimit të kësaj video ku dukej një zotëri rreth të 40-ve, me probleme të shëndetit mendor u arrit të verifikohej në kohë rekord, se nuk bëhej fjalë për Klement Lezon që kërkohej në ‘Pa Gjurmë’ por për një tjetër përson që kishte ngjashmëri me të. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Lacjani mban ’peng’ Klement Lezon/Mbërrin video në ‘Pa Gjurmë’, ngjashmëria me të birin shokon nënën
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-Djemtë s’i duan, kërkojnë largimin e prindërve/Të moshuarit: Prania jonë i shqetëson ndaj…
5 Korrik, 19:53 -
Pa Gjurme-Zhdukja e këngëtarit Renato Hamza/Dyshimet mbi vr*sjen, flet nëna:Trupi është varr pa emër (04.07.2024)
4 Korrik, 19:12 -
Pa Gjurme- Zhdukja e 26-vjeçarit nga Korça, flet vëllai: Më telefonuan anonim, kemi frikë se… (03.07.2024)
3 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme- Ëndrra për t’u bërë prindër, çifti nga Durrësi: Mjekët na zhytën në borxhe nuk dorëzohemi (02.07.2024)
2 Korrik, 19:59 -
Gruaja e braktisi për një tjetër, zhduket burri/Prek babai: Më la porosi tre fëmijët dhe…
28 Qershor, 18:49 -
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
27 Qershor, 18:55 -
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 18:33 -
E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë
24 Qershor, 19:11 -
‘E pashë në rrugë,e ndoqa duke qarë’/ Humbja e të riut, prindërit: Sekretin e di vetëm…
21 Qershor, 18:11 -
Konfliktohet me miqtë, zhduket i riu/ Prindërit: Shkuam në vendngjarje, ata s’folën kurrë
20 Qershor, 18:44 -
I biri i humbur prej vitesh, nëna fajëson djalin e dytë/ ’Doli nga dera e tij, më fsheh…’
19 Qershor, 19:11 -
Prindërit vijnë nga Italia, djali largohet nga shtëpi/Babai:Pas tre ditëve gjeta në pyll… (18 qershor 2024)
18 Qershor, 19:31 -
Pa Gjurme- Akuzon dajën për zhd*kjen e nënës, nipi i kërkon ballafaqim: Iku prej teje, se ju…
17 Qershor, 19:56 -
Në karrige me rrota, 23-vjeçari Rajli Dardha kërkon ndihmë: Dua të jetoj si ju
14 Qershor, 19:16 -
Pa Gjurme-Kushëriri i ngacmoi gruan, i merr jetën të riut/Pas 20 vitesh izolim: Familja më braktisi (14.06.2024)
14 Qershor, 19:14 -
Pa Gjurme-Konflikti me të atin, largon të riun nga shtëpia/Nëna: Gabova që nuk ndoqa djalin, por…
13 Qershor, 18:49 -
Pa Gjurme-‘U martova 15 vjeçe dhe burri iku’/Historia prekëse e shkodranes që jetoi me vjehrrin
12 Qershor, 18:58 -
Largimi i të riut, flet babai: Telefonin e fiku sa doli nga pragu shtëpisë, mësuam se…
11 Qershor, 18:28 -
Pa Gjurme-‘Më theu gjithçka në shtëpi, zemrën ma plag*si’/Flet vajza e gazetares: Im bir ka nevojë…
10 Qershor, 18:44 -
Zhd*kja e adoleshentes, flet nëna: Ma morën tek dera e shtëpisë, pashë dy burra në taksi
7 Qershor, 19:42