Laknor me kungull dhe miell misri nga zonja Albana

12 Nëntor, 11:05

Laknor me kungull dhe miell misri

Përbërësit:

  • 1 kungull të verdhë
  • 2 kokrra vezë
  • 250 gr miell misri
  • 1 gotë qumësht
  • 1 gotë ajkë kosi
  • 1 gotë vaj
  • Kripë sipas dëshirës
  • Fara kungulli

Përgatitja:

Pastrojmë kungullin nga farat pasi e kemi ndarë përgjysëm. Farat i pjekim mirë me kripë dhe erëza. Tulin e kungullit e grijmë mirë dhe i shtojmë vezët, miellin e misrit të bardhë dhe të verdhë. Shtojmë një gotë qumësht, një gotë ajkë kosi dhe pak arra të grira nëse dëshirojmë. Rregullojmë shijen me kripë. Kujdesemi që masa të jetë pak e ujshme, shtojmë pak vaj në tepsi dhe hedhim masën e përgatitur. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius derisa të marrë një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.