Lirohet e mitura/ Presioni mediatik frikëson rrëmbyesit, ajo rrëfen ngjarjen

23 Shtator 2019, 20:28 | Përditesimi i fundit: 2019-09-24 13:21:57

TIRANË- 48 orë pas rrëmbimit, falë presionit mediatik që u krye në emisionin "Pa Gjurme" të gazetares Odeta Dume,13 vjeçarja nga Kamza me inicialet A.Z. u la e lirë nga tre djemtë që e rrëmbyen më datë 19 shtator me një makinë me xhama të zinj tek mbikalimi pranë Institututit Bujqësor.

Pas kthimit në shtëpi, në një gjendje të rënduar psikologjike, ajo foli ekskluzivisht për "ReportTv" duke dhënë një version ndryshe nga ai i dëshmitares së rrëmbimit të saj.

"Ika nga shkolla dhe dola. Shkova tek godinat. Po mbaroja për bukë. Isha vetëm. Të tjerët më shihnin vetëm dhe më falnin pak bukë. Nuk u ktheva se mendova do të më bërtiste mami dhe babi. Do më thoshin pse ke ike nga shkolla edhe.... pastaj më tha një grua, ka dalë mami jot duke të kërkuar në televizor, për ty duke të kërkuar ty. Më dha një 500 lekësh dhe më tha ik në shtëpi dhe unë erdha."-tha e mitura ndër të tjera.

24 orë pas humbjes, në studion e "Pa Gjurmë", shoqja e saj 16 vjeçare, me pseudonimin "Drilona" kishte denoncuar live rrëmbimin e 13 vjeçares.

" Në mëngjes kalova andej dhe e takova. Hajt ecim bashkë i thashë dhe ajo erdhi. Ne donim të shkonim për shëtitje tek fusha e Institutit. Tek mbikalimi vjen një makinë e zezë me xhama të zinj. Brenda ishin 3 djem, 2 na folën, na thanë hajde. Unë i thash jo, ndërsa A. më tha unë do iki, ti po deshe hajde po deshe mos hajde. Unë i thashë mos ik rri këtu me mua. Ato thanë se do ta sjellim në darkë tek Instituti, tek stolat. Do iknin tek hotelet në autostradë. A. nuk i ka pas njohur, vetëm unë i kam parë ndonjëherë në rrugë. Njëri ishte i shëndoshë, i shkurtër, me mjekër të zezë, sytë e zinj, flokë të zeza, ndërsa tjetri trup mesatar. I kam parë tek puna e tyre sepse punojnë si berbera në Bathore. Prita dhe më pas shkova tek shtëpia e A-së i njoftova familjarët dhe shkuam në polici rreth orës 7 të mbrëmjes."-u shpreh shoqja e A.Z.

Disa orë më pas kësaj dëshmie e mitura u kthye në shtëpi ndërsa policia e Kamzës ka nisur punën për identifikimin e personave të implikuar në rrëmbimin e saj.