Llogaraja si parajsë mes malit dhe detit

25 Korrik 2021, 13:48

Në mes të muajit korrik, Veri jug ka udhëtuar me destinacion parkun kombëtar të Llogaras në jug të vendit, ku mikpritës ishin drejtuesja e agjensisë së zonave të mbrojtura të qarkut të Vlorës Lorela Lazaj dhe pjestarë të tjerë të stafit të kësaj administrate. Pas një vizite të shkurtër në qendrën e informimit të parkut të Llogarasë, grupi I xhirimit u ngjit në qafën e Jul Cezarit, gjeneralit romak që, gjatë një kryqëzate në dyluftim me gjeneralin tjetër romak, Pompeun, ka qëndruar në majën e vetëtimave ose në Akrokeraune, një vend strategjik dhe me peisazhe magjike, i frekuentuar për mijra turistë vendas dhe të huaj. Ndiqni reportazhin “Llogaraja si parajsë mes malit dhe detit” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.