'Lufta' brenda PD, Topi në Report Tv: Berisha ka klonuar edhe 100 të tjerë si vetja! Sheh sot të rinj të diplomuar që flasin si ai, ku është shpresa?

6 Mars 2023, 19:01

Ish-Presidenti Bamir Topi ka folur në Report Tv për situatën në Partinë Demokratike teksa luftën për vulën dhe siglën e cilëson si mjerim politik. Në një intervistë për ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga dhe analistin Lorenc Vangjeli, Bamir Topi u shpreh se Sali Berisha ka klonuar edhe 100 të tjerë të rinj si vetja që artikulojnë njësoj si ai, ndaj mungon shpresa për qytetarët.