Makarona furre me salcë të kuqe nga zonja Albana

17 Nëntor 2023, 12:04

Makarona furre me salcë të kuqe

Përbërësit:

  • 320 gr tortiglione (makarona tub)
  • 1 qepë e bardhë
  • 100 gr bizele
  • 200 gr kërpudha champignon
  • 300 ml salcë domate
  • 200 gr djathë kaçkavall
  • 150 gr djathë pecorino
  • 4 vezë
  • Vaj ulliri
  • Borzilok
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim salcën. Në një tigan që nuk ngjit, ngrohim pak vaj ulliri dhe kaurdisim mirë qepën e grirë imët. Pasi qepa është skuqur shtojmë bizelet, vendosim kapakun për pak minuta. Ndërkohë pasi i kemi pastruar kërpudhat i presim në feta jo shumë të holla dhe i shtojmë në tiganin me qepë dhe bizele së bashku me salcën e domates. Hedhim një gotë ujë të nxehtë dhe e lëmë salcën të lidhet për 15 minuta.  

Vendosim vezët të ziejnë në ujë të vluar së bashku me makaronat. I kullojmë 4 minuta para nga koha e gatimit e treguar në paketim. Shtojmë makaronat tek salca, fikim sobën, grijmë djathin kaçkavall (në julienne) dhe shtojmë vezët e ziera të prera. Plotësojmë shijen me djathë pecorino dhe borzilok. Të gjithë këtë masë e kalojmë në një tavë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200°C për 15 minuta.