Makarona me mish të grirë dhe speca nga zonja Vjollca

3 Qershor 2020, 11:32

Makarona me mish të grirë dhe speca

Përbërësit: 

400 gr makarona

300 gr mish I grirë

1 qepë e vogël

kripë dhe piper të zi

2 thelpinj hudhër

pak vaj ulliri

3 speca miks

2 domate

1 filxhan caji pure domatesh

majdanoz

Përgatitja:

Vendosim në një tenxhere me ujë të bollshëm për të vluar ujin e makaronave. Vendosim një tigan me vaj, hudhrën, qepën I kaurdisim sa qepa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe i përziejmë së bashku deri sa qepa të zbutet mirë më pas shtojmë specat. Shtojmë makaronat në tenxhere dhe I lëmë të ziejnë për 12 minuta. Kaurdisim specat sëbashku me mishin me qepë. Shtojmë domaten në rende dhe 1 filxhan pure domatesh. E lëmë të të ziejë pas 10 minutash shtojmë gjysmë garuzhde lëng makaronash. Kullojmë makaronat dhe I vendosim në tigan, I përziejmë, I spërkasim me majdanoz dhe I shërbejmë.