U zhduk kur ishte ende një adoleshente. Marsela Cako nga Fieri u largua me djalin që dashuronte në moshën 16-vjecare drejt Italisë. 2 vite qëndroi larg familjes për tu kthyer në Shqipëri në vitin 1996, vit kur ajo bëri celebrimin me djalin me të cilin kishte vendosur të jetonte. Në pak kohë ajo niset sërish përtej detit. Familjarët kanë qëndruar vite në ankth në pritje të kthimit të Marselës. Ajo nuk komunikonte shpesh në telefon me ta, por dhe në rrallët raste që telefonoi, i tha nënës se do të ndahej nga djali me të cilin kishte bërë celebrimin në Shqipëri. Ajo u pohonte gjithnjë familjarëve se ishte mirë, por kurrë nuk u tregonte se pse nuk donte të kthehej në Shqipëri. Telefonatr e fundit nga Marsela u bë në vitin 2007 kur i komunikoi nënës se ndodhej në Genova të Italisë, por i duhej të rinovonte pasaportën duke i derguar nje prokure. Pasaporta u rinovua, …dhe familja e nis në adresën që ajo kishte dërguar, por që nga kjo telefonatë nuk u mësua më kurrë për fatin e Marselës, por as, nëse edhe pasaporta mbërriti në duart e saj. Familja nuk mori më asnjë informacion pasi as i fejuari i saj nuk u kthye në Shqipëri. Kohë më pas familja e Marselës mëson se ai ishte vrarë për shkak të pazareve të drogës. Frika e familjarëve është se zhdukja e vajzës së tyre ka të bëjë me fatin që pati ish-i fejuari i saj. Marsela kishte dhe një motër, vëlla gjithashtu, ky i fundit e kërkoi gjithë jetës derisa ndërroi jetë në vitin 2018, duke lënë pas nusen dhe tre fëmijë. Një tjetër tragjedi në familjen Cako pas zhdukjes së Marselës. Vëllai nuk arriti ta gjejë motrën ndërsa mbylli sytë pa mësuar për fatin e saj. Nëna Liljana dhe babai Llazer Çako jetojnë me nusen dhe tre nipërit, pasi vajza e vetme e mbetur në familje ndodhet në Gjermani.
Marsela Çako është gjallë!/I ati në prag të vdekjes mesazh të bijës së humbur
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Djemtë më dolën nga burgu të sëmurë mendërisht’/Babai:Dua të zbuloj çfarë u bënë në qeli?
20 Nëntor, 01:24 -
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23
