Marsela Cako humbi gjurmët nga Genova e Italisë në vitin 2007, vit në të cilin pati dhe telefonatën e fundit me familjarët, kur u kërkoi t’i dërgonin një pasaportë të re. Korrieri që mori përsipër këtë dërgesë, një i njohur i familjes Cako, udhëtoi nga Shqipëria drejt Italisë. Ky person është dëshmitari i fundit, që pretendon se është takuar 4 herë me 41-vjecaren në Milano. Ai mbërriti në studion e ’Pa Gjurmë’ në Report TV për të dhënë këtë dëshmi të rëndësishme, për vajzën nga Fieri, 13 vite pas zhdukjes së saj. Dëshmitari pretendon se, ditën që do t’i dërgonte pasaportën, bashkë me dy fotografi dhe një letër nga familja la takim në Bovisa, në mars të vitit 2007. Marsela erdhi e shoqëruar me një makinë të Gurdia Di Finanzia. ’Unë e njoh dhe më përpara, pasi jam nga e njëjta zonë me të. Prindërit më dhanë një pasaportë, me dy fotografi dhe një letër. Në muajin mars të vitit 2007 mbërrita në Itali. Marsela më mori në telefon dhe i them se do takohemi në një metro, pranë derës së konsullatës në Piazza del Duomo, në Milano. Ajo erdhi me një makinë të policisë. Ishte e shoqëruar edhe me një person civil, që unë mendoj se është bashkëjetuesi i saj. Kur më mori në telefon ajo fliste me shpinë, ndërsa ai ishte para meje. Kishte dijeni se kush do ia sillte porosinë. Ajo ishte në prezencë të Gurdia di Finanza. Ata më marin dhe më çojnë në një komisariat, në Milano. Më zbresin poshtë dhe më fusin në një bodruam. Bënë verifikimet dhe nuk mi morën shenjat e gishtërinjve, pasi unë isha i pajisur me dokumenta të rregullta. Marsela ishte aty gjithë kohës, por nuk më tha asnjë fjalë. Personi tjetër që e shoqëronte ishte civil, por kishte armë në brez. Kur ngjitem lart në zyrë, pashë se nga tavolina e kishte marr pasaportën dhe porositë e familjes. Unë i thashë, ktheju përgjigje prindërve, se është një porosi me rëndësi. Ajo fliste vetëm italisht me personin që e shoqëronte’, tregon dëshmitari Dëshmitari pretendon se pas kësaj, është takuar edhe tre herë të tjera me 41-vjecaren, dhe ka zbuluar se ajo ka tërhequr një tjetër pasaporte në vitin 2011, po në Milano. Madje, thotë se është në dijeni të adresës ku mund të banojë ende dhe sot Marsela Cako. ‘Në Itali e kam takuar 4 herë Marsela Cakon. Edhe ajo me njihte. Një muaj më pas, në prill të 2007 unë iu nënshtrova një operacioni. Marsela vjen në spital me një vajzë 4 vjece përdore, që e thërriste Franceska, si dhe një grua tjetër po nga Fieri e cila edhe ajo kishte një djalë përdore. Ajo erdhi për t’u siguruar nëse unë isha aty apo jo. Një ditë më pas, më vjen përsëri në spital dhe më sjell një gazetë shqiptare dhe largohet. Pas një viti unë kthehem dhe u tregoj prindërve mbi këto veprime të Marselës. Në vitin 2011 kam zbuluar se, Marsela ka tërhequr një tjetër pasaportë biometrike në Milano, në ambasadën shqiptare në Itali. Ajo ishte e shoqëruar me një person shtetas Italian, me të njëjtin përson që ishte edhe në komisariatine Milanos. Vajza nga Fieri u largua në Itali me një djalë po nga i njëjti qytet, në vitin 1994, ndërsa ishte 16 vjece. Dy vite më pas u kthye në Shqipëri dhe qëndroi për afro 10 ditë, për t’u larguar përsëri drejt tokës italiane. Djali me të cilin Marsela kishte bashkëjetuar në shtetit fqinj u kthye pak vite më pas në Shqipëri, ku u vra në vitin 1997, ndërsa Marsela Cako humbi gjurmët nga Italia. ‘2 vitet e para erdhi në Shqipëri. Por ajo nuk tregonte. Kur ka ardhur në Shqipëri rrinte brenda në shtëpi. Ajo nuk tregonte. I thamë të mos largohej më. Ajo donte të ikte bashkë me personin me të cilin bashkëjetonte. Kjo ishte hera e parë dhe fundit që vinte dhe qëndroi 10 ditë. Thoshte se jeton në Genova. Na merrte shumë rrallë në telefon dhe thoshte se nuk kishte telefon. Në qoftë se Marsela është bërë nënë, duhet ta kuptoj sa e dhimbshme është për fëmijën. Me të atin ka patur shumë lidhje të ngushtë. Kemi 13 vite që e kërkojmë. Vëllai mbylli sytë pa e parë. Edhe nja javë para se të vdiste e kërkoi. Ai nuk arriti ta gjente dhe na ka lënë një plumb të madh’, rrëfen nëna në studion e ‘Pa Gjurmë’ Kjo dëshmi e rëndësishme që mbërriti në emisionin ‘Pa Gjurmë’ ndez një dritë jeshile, për fatin e të resë, e cila dyshohet se jeton në Milano. Tashmë kemi nisur verifikimet mbi të gjitha këto informacione për të mbërritur në gjurmët e 41-vjecares. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 15:00 në ekranin e Report Tv
Mbërrin dëshmitari në “Pa Gjurmë”:Marsela Cako infiltruar nga Guardia di Finanzia, jeton në Milano
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'/ Skandal në shkollën e Beratit: 'Djali dehet në klasë, mësuesit bëjnë sehir'! Prindërit ngrenë alarmin
19 Nëntor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza nuk na vdiq, por na e zhdukën!’/ Babai: 30 vite dhimbje sa gruas iu shfaq tumor
18 Nëntor, 18:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Dy burra më braktisën shtatzënë’/Nëna: I pari donte dy gra, tjetri u zhduk në Greqi
17 Nëntor, 18:02

