Mbjellja e grurit në Tërbuf dhe në Çermë (26 nëntor 2023)

26 Nëntor 2023, 13:38

Fundi I muajit nëntor kulmon me mbjelljen e farës së grurit në arat dhe koshtet në të gjithë vendin. Në javën që po mbyllet Veri Jug kishte si destinacion Njësinë Administrative të Tërbufit dhe fshatin Cermë e Sipërme në Myzeqe, ku dhjetra traktorë të mëdhenj dhe makineri bujqësore kanë gëluar nga puna ditën dhe natën. Personazhë të reportazhit Sefedin Vrapi, kryetar I fshatit Cermë e Sipërme dhe Astrit Vrapi, traktorist. Ndiqni reportazhin “Mbjellja e grurit në Tërbuf dhe në Çermë” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.