#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv ’Isha 29 vjec kur u martova. Filloi të humbiste pak mendjen nga stresi, që kur pronari na nxorri nga shtëpia në vitin 2013. Ai donte të merrte djalin me vete atë ditë. Nga policia kam mësuar se bashkëshorti është larguar nga Shqipëria. Nuk ka patur mjete identifikimi sepse i kishte humbur. Vite më parë ka emigruar në Greqi por nuk kishte shprehur dëshirën për t’u larguar sërish’. 51-vjecarja akuzohet nga njerëzit e bashkëshortit si personi që ka gisht në zhdukjen e Skënderit. Ajo i është drejtuar gjykatës për ta shpallur të humbur. ’Njerëzit e tij më thonë si ka mundësi që humbi. Ata kanë dyshime se unë kam gisht në zhdukjen e Skënderit. Unë u kam thënë ta kërkojnë edhe në Interpol. Nuk janë përballur me mua, por më kërkojnë llogari. Nipërit bënin habi për zhdukje, duke ngritur pyetje të ndryshme. I jam drejtuar gjykatës për ta shpallur të humbur, por njerëzit e burrit kanë kërkuar dëshmitar për të mësuar nëse ka dalë nga shtëpia atë ditë apo jo. Fëmijët janë rritur dhe njohin vetëm Asllanin. Dua ta gjej më shumë prej fëmijëve, ata e kërkojnë E mbetur pa përkrahje, nëna e dy fëmijëve strehohet prej 8 vitesh nga shoku i ngushtë i burrit, Asllan Plaku. Ai hedh dyshimet se miku i tij i ngushtë shfrytëzohet për të lypur. ’Kam qenë bashkmoshatar me Skënderin. Si fillim dua ta gjej mikun tim. Kam një barrë të rëndë, sepse nuk jam në gjendje që të kujdesem më për Dritën dhe fëmijët. E kam gjetur në rrugë dhe e kam marrë. Mua nuk më lejojnë më fëmijët që ta mbaj. Marr 200 mijë lekë pensionin tim dhe kam një djalë të sëmurë, kujdesem djali kujdesem për 5 veta. Unë nesër mund të vdes, por fëmijët e mi e nxjerrin jashtë. Kam frikë se Skënderin mund ta kenë marrë edhe për të lypur’, shprehet Asllan Plaku, miku i Skënderit
Shkon të kërkojë lekë hua,zhduket Skënder Cobo nga Durrësi/Gruaja:Policia e zbuloi në kufi
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' 14 janar | -‘Je bërë shumë e bukur, ky koment më kushtoi’/ I riu: I vëllai polic më dh*noi edhe babain
14 Janar, 21:34 -
Emisioni i plotë | 'Pa Gjurme' 13 Janar| -‘Jam mirë, do të vij në Tiranë’/Gjendet pas 3 vitesh,flet gjyshja: Kishte mall për fëmijët
13 Janar, 17:57 -
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03

