Me nënën e sëmurë dhe pa baba/ Vajza e tezes në kërkim të Rajmondës (Historia drithëruese)

Pjesa e dytë e emisionit 21 Mars Çifti Liljana dhe Shefqeti u martuan me shkuesi në Rehov të Beratit. Ishte viti 1988 kur dy vite më pas erdhi në jetë vajza me emrin Rajmonda, në vitin 1991. Pas lindjes së vajzës, Liljana preket nga problemet me kujtesën, aq sa nuk po mundej dot të ishte e aftë të kujdesej për fëmijën e saj. Nëna e Liljanës, Belerja duke parë gjendjen e keqësuar të vajzës dhe marrëdhënien jo të mirë që cifti kishte, vendos të kujdesej vetë për foshnjën. Bashkëshorti i Liljanës ishte i papunë dhe ai nuk ishte mirë me shëndetin e tij.

Gjyshja u kujdes për afro 3 vite më radhë për mbesën. Nënë e vajzës së vogël, Liljana kishte nisur të kurohej nga skleroza. Shefqeti nuk po interesohej as për të shoqen as për vajzën e vogël. Në vitin 1994 motra e Liljanës merr përsipër vajzën, pasi e ëma nuk po mundej dot të rriste mbesën. Rajmonda e vogël jeton tek tezja për afro 4-vite të tjera. Në vitin 1999 babai i vajzës Shefqeti merr kujdestarinë e vajzës. Ai e mban Rajmondën edhe për 4 vite të tjera. Ishte 7 vjeçe në atë kohë, kur Rajmonda e vogël jetoi sa në një shtëpi në një tjetër.

Por fati i të miturës ishte i shkruar, që ajo të mos jetonte edhe me të atin, Shefqeti ndërron jetë dhe për Rajmondën nisi të kujdesej xhaxha Kamberi. Rajmonda po rritej me dramën e familjes, kur përfundon nga Rehova e Beratit në shtëpinë e fëmijës, Tiranë. Për të tashmë ishte vendosur të kujdeseshin institucionet shtetërore. Esma është vajza e tezes, ajo ka vendosur ta rrëfejë këtë histori në kërkim të kushërirës, për të cilën tashmë nuk dihet asgjë. Rajmonda Canko sot është një 28 vjecare dhe kërkohet nga vajza e tezes

Programe të tjera

Shiko të gjitha