Mish derri me selino nga zonja Vjollca

7 Dhjetor 2020, 11:10

Mish derri me selino

Përbërësit:

800 gr tul derri

2 lugë gjelle miell

Kripë dhe piper të zi

3 presh ( vetëm pjesa e bardhë)

1 qepë të kuqe

2 thelpinj hudhër

1/2 gotë verë të bardhë

1 litër ujë

2 duar selino të njomë me gjethe

4 qepë të njoma

4 qepë të njoma

2 tufa kopër

2 vezë 2 limona

Përgatitja

Fillimisht mishin e pastruar e presim në kubikë mestaar sa një kafshatë e vendosim në një tas dhe e marinojmë me kripë dhe piper të zi. Shtojmë në të 2 lugë gjelle miell dhe vazhdojmë përzierjen me duar me qëllim që kubikët e mishit të pudrosen mirë me miell. Në një tigan të nxehtë shtojmë 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe menjëherë vendosim mishin në tigan duke e lënë në tas pjesën e miellit që nuk përthithet nga mishi, Kaurdisim mishin deri sa të marrë ngjyrë të artë. E largojmë nga tigani dhe e vendosim në një tas, Në një tenxhere të thellë vendosim 3 lugë gjelle vaj dhe presim në unaza me trashësi 0.5 cm preshët vetëm pjesën e bardhë të tyre, qepën të prerë në fijë, hudhrën në feta I karudisim deri sat ë ulim volumin dhe këto të zverdhen pak shtojmë mishin I përziejmë mirë dhe e shuajmë në 1/2  gotë verë të bardhë, piper të zi lëmëalkooolin e verës të avullojë dhe shtojmë në tenxhere 1 litër ujë të nxehtë sat ë mbulohet mishi. vendosim kapakun dhe e lëmë mishin të ziejë për 1 orë. Selinonë e njomë me gjethe e presim shumë imët ( 2 duar) dhe e shtojmë në tenxhere me mish. Presim shumë hollë në unaza 4 qepë të njoma, 2 tufa kopër I grijjmë hollë dhe këto të fundit I shtojmë në tenxhere I trazojmë dhe  I lëmë 20 minuta. Ndërkohë grijmë 1 lugë çajji lëkurë limoni dhe lëngun e 1 limoni, 2 vezë të plota, kripë, piper shtojmë tek vezët limonpak lëng nga tenxherja I trazojmë sëbashku dhe e shërbejmë menjëherë me feta limoni duke I shtuar në pjatë dhe pak vaj ulliri të freskët.