Mish me patate dhe speca nga zonja Albana

21 Janar, 12:01 | Përditesimi: 21 Janar, 12:01

Mish me patate dhe speca

Përbërësit:

  • 700 gr mish viçi
  • 2 qepë mesatare
  • 2 karrota
  • 3 speca
  • 200 gr domate qershi
  • 500 gr patate të vogla
  • 2 gjethe dafine
  • 700 ml ujë i nxehtë
  • 4 thelpinj hudhër
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle majdanoz i grirë
  • Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

Presim mishin në kubikë të vegjël, e pudrosim me pak miell dhe e kaurdisim në tigan të thellë me vaj ulliri dhe gjalpë derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë qepën e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa të zbutet. Më pas shtojmë perimet e tjera. Hedhim ujin e nxehtë, kripën, piperin, hudhrën, dafinën dhe trumzën ose rigonin. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë në zjarr mesatar për 40–45 minuta, derisa mishi të zbutet. Në fund shtojmë majdanozin e grirë dhe e servirim të ngrohtë.

MC/Shqiptarja.com