Mollë të karamelizuara me salcë kosi nga zonja Vjollca

24 Prill 2020, 11:34

Mollë të karamelizuara me salcë kosi Përbërësit: 3 mollë 1 lugë gjelle gjalp 4-5 lugë gjelle sheqer 1 lugë çaji kanellë 4 lugë gjelle arra 250 gr salcë kosi 1 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja: Qërojmë mollët dhe I presim ato në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm. Në një tigan të thellë vendosim sheqerin dhe e lëmë atë të karamelizohet deri në një ngjyrë të verdhë të artë, shtojmë një lugë gjelle gjalp dhe sapo gjalpi të shkrijë shtojmë mollët, më pas kanellën I përziejmë së bashku dhe vendosim kapakun derisa të marrë valë. Kurt ë shohim që lëngu ka shteruar largojmë mollët dhe I lëmë të ftohen. Shtojmë tek salca e kosit një lugë gjelle sheqer, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe e përziejmë mirë derisa të bëhet një krem I njëtrajtshëm I lëmuar. Servirim në tas apo gotë 2-3 lugë gjelle salcë kosi të mbuluara me mollë. Në fund shtojmë edhe një lugë gjelle arra të copëtuara.