#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Një tjetër ngjarje e trishtë do të trajtohet sot në studio e emisionit “Pa Gjurmë”. Është historia e një familje nga Laknasi i Tiranës, të cilët prej 30 vitesh kanë humbur vogëlushën e tyre, e njohur me emrin Eni Mataliu, e birësuar asokohë nga një cift Italian. Ajo ka ardhur në jetë nga një lindje shumë e komplikuar, duke i kushtëzuar jetën nënës sa saj, e cila nuk arriti dot të mbijetojë dhe për këtë ishte paralajmëruar nga mjekët. Sanie Metaliu, nëna e vajzës së humbur sot, vendos që të sakrifikojë jetën për të lindur të bijën. Ngjarja ndodh në vitin 1990, vit kur lind Eni, por shëndeti i saj i dobët do bëjë që foshjna të qëndrojë dy javë në enkubator, duke u ndarë kështu përgjithmonë nga prindërit biologjik. Dy javë më pas, babai dhe familjarët e tjerë do të shkojnë në spitalin e fierit për të marrë vogëlushën, por fatkeqësisht nuk e gjejnë aty. Mësohet nga mjekët se vajza ishte birësuar nga një cift Italian pa dijeninë e babait biologjik. Sa për procedurë ligjore, cifti Italian paraqitet në familjen Metaliu në Laknas së bashku me një avokat për të marrë firmen e Ibrahimit, babait të vajzës. Ai vendos që ta birësojë vogëlushën, por me kushtin që ata ti japin mundësi kontakti me të bijën. Por cifi italian nuk e mban fjalën, dhe nga ai moment largohen në drejtim të italisë duke shkëputur kështu cdo kontakt të vajzës me familjen biologjike. Sipas rrëfimit të familjarëve mësohet se vajza është birësuar me emrin Benedeta Gabrielle dhe jeton në Toskana të Italisë. Madje është kontaktuar me këtë emër në facebook nga vëllai, por nuk ka pranuar të flasë, madje iu ka dhënë bllok duke shmangur kështu të vetmen lidhje mes tyre. Në vitin 2005, Islami, vëllai i vajzës ka shkuar në adresën Santa Croce sull’Arno në Itali, vendi ku mendohet se jetonte cifit Italian, për të kërkuar motrën, por është refuzuar edhe nga ana e tyre, madje është kërcënuar që të mos kërkojë takim me ta. Pas kaq vitesh, tentativat për të gjetur 31 vjecaren nuk kanë ndaluar asnjë moment nga familjarët. Në një lidhje viber ditën e sotme do të rrëfejnë nga italia vëllai, Islami dhe nusja e tij Lutfie me shpresën se një ditë do të plotësojnë amanetin e të atit që të shohë të bijën edhe një herë para se të vdesë.
‘Mos më lëndo, jam vëllai yt’/Nëna vdes pas lindjes,babai firmos birësimin e foshnjes
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor 2025, 17:55

