Në kërkim të Agim Pyllës, u nis drejt Italisë

25 Prill 2019, 21:32

Pjesa e dyte dt 26 Prill  Historia
Agim Pylla është një nga 8 fëmijët e familjes së madhe Pylla nga Shoshi i Dukagjinit. Që herët e kishte provuar emigracionin ndërsa kishte qëndruar për afro 6 muaj në Zvicër. Kthehet në Shqipëri dhe në aeroport e pret i vëllai Skënderi. Të dy kthehen në Shkodër, ndërsa qëndroi për pak kohë pranë familjes, pasi planet e tij ishin të nisej përsëri në emigracion. Prindërit nuk u pajtuan me vendimin e të birit, kur ai u komunikoi se kësaj here do të nisej drejt Italisë. Askush deri në atë çast nuk i dinte planet e të riut, pasi Agimi ishte një tip i mbyllur dhe nuk fliste shumë. Prindërit Marku e Pashkë e shihnin të ardhmen e djalit në Shkodër, aty ku ai edhe më parë ishte marrë me punët në bujqësi. Por Agimi e kishte vendosur, atë mbrëmje të datës 20 shtator në vitin 1997 Agimi u thotë familjarëve se do të udhëtonte për në Vlorë dhe me gomone do të nisej për në Itali në mesnatë. Agimi u nis, por familjarët nuk mësuan më kurrë asgjë për fatin e tij. Nuk dihet se cfarë ndodhi me Agimin atë natë, nëse u nis apo jo në destnacionin e paracaktuar, a e kaloi apo ajo detin, çfarë ndodhi atë natë me fatin e Agimit që sot është një 44 vjecar…