Nëna godet me rrip fëmijët, bashkëjetuesi gjerman i hedh burrin nga shkallët

Pjesa e dyte dt 24 Prill Kjo histori vjen nga Dortmundi i Gjermanisë me kërkesë të gjyshërve. Prindërit e Orest Malokut denoncojnë dhunën që bashkëshortja ushtron mbi djalin e tyre dhe mbi 5 fëmijët e tyre. Ata jetojnë si azilantë në shtetin gjerman që nga vitit 2016. Më herët në kërkim për azil iku Ortesti atje ku ai iu nënshtrua një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë, pas asaj që kishte kryer në Shqipëri.

Ai qëndroi në karrige me rrota për afro dy vjet, ndërsa sot mund të ece falë protezave që i janë vendosur në të dyja këmbët. Pasi qëndroi për pak kohë në një kamp ai u transferua në një banesë të vogël. Në vitin 2016, ai vendos të marrë me vete bashkëshorten Silvana me 5 fëmijët e tyre, atëherë kur fillon kalvari i dhunës në familjen Maloku nga Durrësi.

Silvana dhe 5 fëmijët shpërngulen në një kamp, ndërsa pak kohë më pas niset drejt Gjermanisë edhe i ati i Orestit, Skënderi për të ndihmuar të birin për shkak të pamundësisë fizike nga operacionet që kishte kryer në këmbë. Ndërsa ia ati i bënte shërbim të birit bashkëshortja e Orestit kishte krijuar një lidhje paralele me një shtetas gjerman, fqinji i tyre.

I shoqi kurohej në spital në shtëpinë e familjes Maloku hynte dhe dilte Kristofori, të cilin Silvana ua prezanton fëmijëve si bashkëjetuesin e saj. Ishte viti 2018 kur në mes të Gjermanisë një grua shqiptare tenton të vrasë bashkëshortin në sy të fëmijëve. Oresti është pajisur tre herë me urdhër mbrojtje, ndërsa Silvana përfundoi në spitalin psikiatrik.

Pak kohë qëndroi aty dhe u rikthye përsëri me bashkëjetuesin e saj, shtetasin gjerman një oficer policie.  Silvana i braktis fëmijët për të jetuar me Kristoforin. Emisioni 'Pa Gjurmë' publikon pamjet e momentit të dhunës. Fëmijët nuk pranojnë të jetojnë me nënën dhe Gjykata vendos që ata të qëndrojnë me të atin, ndërsa nëna ti takonte dy herë në javë. Silvana kërcënon me jetë Orestin, ndërsa ky i fundit ikën me fëmijët në Holandë e më pas në Francë. Drejt Francës nisen edhe gjyshërit e fëmijëve, nëna dhe babai i Orestit. Me mbështetjen e bashkëjetuesit gjerman Silvana vijon kërcënimet edhe në Francë ndaj bashkëshortit të saj.

Emisioni publikoi edhe audion e nënës kur kërcënon vajzën dhe burrin e saj që të mos flasë. 'Mbani gojën, se e di ku jeni në Francë dhe do u vij atje, mbylleni gojën, thuaj babait e ka merituar'. I ati i Orestit thotë se "Ajo i hidhte ilaçe te gjella, te uji dhe i zinte gjumi, kishin hemoragji" tha babai i Orest Malokut në studion e emisionit 'Pa Gjurmë'. Ndërsa nëna e Orestit tregon momentin kur nusja i hodhi djalin nga shkallët. "Më hodhi nga shkallët nënë". Oresti në një lidhje telefonike për emisionin 'Pa Gjurmë' nga Gjermania tregon momentet e dhunimit. "Unë po pija cigare, goca ishte në telefon, i pashë të dy dhe policia thoshte që të mos afrohet. I pashë nga dritarja dhe i dola përpara atij, i thashë që kjo nuk mund të vijë këtu, aq afër në shtëpi.

Ai më goditi, njoftoi policinë, e cila erdhi dhe na bëri presion. Pesë fëmijët e mi ndodhen në një shtëpi jetimësh dhe dy të mëdhenjtë janë të ndarë. Me dy fëmijët e mëdhenj kam kontakte, ndërsa me të vegjlit jo, nuk më lënë autoritetet. Ajo i rrihte fëmijët, ka thyer dy telefona që e kam filmuar. Ajo nuk ka probleme mendore por luan rolin për të shpëtuar, pasi ka vjedhur disa lekë. Ajo është aktore, është shumë e shkathët" tha ai.

Programe të tjera

Shiko të gjitha