Ngjarja makabre e ’97/Rrëfehet vajza e çiftit Çela:Plumbat më morën babë,nënë dhe motër

15 Mars 2021, 18:54

 

Këtë të hënë në emsionin 'Pa Gjurmë', në Report TV me moderatore Odeta Dume sollëm historinë e familjes Çela, nga fshati Velçan i Pogradecit, e cila mesditën e 13 majit të vitit 1997, humbi tre pjesëtarë të saj. Një person i armatosur ekzekutoi me breshëri plumbash, në sy të dy fëmijëve të vegjël, bashkëshortët Xhevahir dhe Skënderie Çela si dhe vajzën e tyre të mitur Roza,13-vjeçe. Një ngjarje e rëndë, e cila u pasqyrua edhe në median e shkruar dhe atë vizive. Vrasësi, Ismail Cela, i dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë, nga gjykata e Pogradecit në vitin 1998 jeton ende në arrati që prej vitit kur kreu krimin. Nga studio e emisionit 'Pa Gjurmë' Vera Gorica, vajza e madhe e familjes merr guximin të rrëfejë mbi vrasjen e trefishtë, por jo vetëm, prej 24 vitesh është kërkon drejtësinë e munguar, për hir të nënës, babait dhe motrës së vrarë. 'Më ka shkaktuar dhembje shumë te madhe humbja e prindërve dhe motrës. Prindërit po punonin në arë, ndërsa motra e vogël shkoi në shtëpi për të marrë drekën. Kur u kthye dhe pa disa persona me armë në dorë, në atë moment ata shtinë mbi prindërit dhe motrën duke i lënë të vdekur. 4 fëmijët e tjerë të vegjël ishin me prindërit, ndërsa dy të vegjëlit motra 5 vjeç dhe vëllai 7 vjeç e panë gjithë ngjarjen. Ata shtinë edhe mbi fëmijët, por fatmirësisht plumbi kapi vetëm lopët. Kur vëllai shkoi në vendngjarje nuk i gjeti trupat. Ai ishte me nusen e xhaxhait. As sot nuk e kam pyetur sesi arriti e para. Kur motra pa babain, të shtrirë në tokë, rënkoi dhe më pas ndërroi jetë'. Bashkëshortët që u vranë në tokat e tyre ishin prindër të 8 fëmijëve, ku fatkeqësisht 7 prej tyre mbetën jetim dhe rritën njëri-tjetrin. Ata nuk e harrojnë momentin, kur gjetën të shtrirë në tokë, trupat e pajetë të prindërve dhe motrës së tyre Roza. Autori u pa nga banorët dhe u mësua se ishte fqinji i tyre, ku pas një konflikti banal me djalin e çiftit të ndjerë, kishte vendosur të merrte hak dy javë më pas, duke kryer krimin makabër. 'Një vajzë nga fshati, e cila ishte 15 vjeçe e kishte parë ngjarjen. Kur e pyet motra, tregoi emrin e autorit Ismail Çela, por kur dëshmitarja u pyet nga policia nuk trego më asgjë. Vrasësi nuk ishte vetëm, pas tij fshihen edhe disa bashkëpunëtore të tjerë.Dy javë para se të ndodhte krimi, vrasësi vodhi zahiretë në shtëpinë tonë. Vëllai adoleshent takohet me Ismailin, duke i kërkuar llogari. Ai e godet me sëpatë në kurriz. Babai ballafaqohet me këtë person, i cili ishte bashkëfshatari ynë, ndërsa ai kërkoi falje. Ne menduam se u pajtuam, por u gabuam. Me 13 maj 1997 ai shkoi në arën ku punonin prindërit dhe i vret në fshehtësi'. Autori nuk i la tre viktimat të prehen të qetë pasi, pa mbushur ende 40 ditë nga vdekja e tyre, breshëri automatiku u zbrasën në ajër, shumë pranë banesës së familjes Çela. Një dramë që nuk përfundoi me kaq, pasi autori i vrasjes së trefishtë kërkonte sërisht gjak. Sipas rrëfimit të Vera Goricës, dy vite pas ngjarjes së rëndë që tronditi Velçanin, në shtator 1999 plagoset një tjetër pjesëtare e familjes.